parlamento europeo parlamento europeo 

Një konferencë në Parlamentin e BE-së mbi "Familja, ekosistemi i jetës kulturore në Evropë"

"Familja si vend i transmetimit kulturor", e "Prindërit dhe përgjegjësia e transmetimit" janë dy argumentet kryesore që do të shtjellohen gjatë kësaj konference organizuar nga eurodeputetët.

R.SH. - Vatikan

"Familja, ekosistemi i jetës kulturore në Evropë" ky është titulli i një konference që ka organizuar Federata e shoqatave katolike të familjeve në Evropë (Fafce) më datën 6 nëntor në Parlamentin Evropian në Bruksel. Dy ndërhyrje qendror të kësaj konference do të fokusohet mbi temën e familjes.

Gabriella Gambino, nënsekretare e Këshillit Papnor për Laikët dhe familjen, do të flasë mbi temën "Familja si vend i transmetimit kulturor", ndërsa  Franco Nembrini, mësues dhe eseist do trajtojë temën e dytë "Prindërit dhe përgjegjësia e transmetimit".

Në mesin e atyre që do të flasin janë edhe Luca Jahier, president i Komitetit ekonomik dhe social europian, kryeipeshkvi Jean-Claude Hollerich, Presidenti i Komisionit të Ipeshkvijve të Konferencave të Komunitetit Evropian (COMECE) dhe Antoine Renard, President i Federatës së shoqatave katolike të familjeve në Evropë (Fafce).

Është parashikuar edhe një hapësirë ​​konfrontimi me një diskutim të hapur, para përfundimit punimeve që do të përpilohet nga Atë Olivier Poquillon, sekretar i përgjithshëm COMECE-s, dhe Algirdas Petronis, zëvendës president i Federatës së shoqatave katolike të familjeve në Evropë.

Konferenca është organizuar nga eurodeputetët  Anna Zaborska (Partia Popullore Evropiane), e cila është kryetare e grupit ndër-parlamentar mbi familjen, dhe Luigi Morgano, (Grupi i Aleancës progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve), anëtar i komisionit të Parlamentit evropian për Kulturë dhe arsim.

31 tetor 2018, 14:04