Versioni Beta

Cerca

Vatican News
S Ignazio di Loyola S Ignazio di Loyola 

Me 30 tetor kalendari kujton shën Alfonsin Rordriguez, jezuit

La trashigim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria më e madhe është t’i bindesh Zotit”.

R.SH. - Vatikan

Kisha sot më 31 tetor përkujton shën Alfonsin Rodriguez, jezuit. Shën Alfonsi Rodriguez, figurë e shquar e  Kishës katolike, lindi më 25 korrik 1533 në Segovia të Spanjës në një familje që merrej me tregtimin e leshit dhe me endjen e stofave. Studioi me sukses në kolegjin e jezuitëve të Alkalasë dhe, në moshën 23 vjeç, pas vdekjes së së t'et, u detyrua të kthehej në shtëpi, për të drejtuar ndërmarrjen e vogël familjare.

Dukej sikur gjithçka ishte kundër tij: puna nuk i interesonte fare, brenda pak vjetësh i vdiq bashkëshortja me të cilën ishte martuar në vitin 1560 e, menjëherë pas saj, humbi të dy fëmijët dhe gjithë pasurinë e trashëguar. U bë i ngjashëm me Jobin e Shkrimit Shenjt.

I shtypur nën peshën e padurueshme të jetës, më 1569 Alfonsi u transferua në Valencia, ky hyri ndër jezuitë. Më 1571 u dërgua në Kolegjin e Malit të Sionit të Palma di Majorkës, vend në të cilin jetoi shenjtërisht deri më 31 tetor 1617, ditë kur u nis për të filluar një jetë më të mirë. I lumnuar më 1825, Alfonsi do të shpallej shenjt më 1888.

La trashëgim shkrimet, në të cilat shpreh besimin e tij të thellë e pa kushte. Shkruan Shenjti: “Ah, o Zot, po të dija e po të mundja, do të të shërbeja si të shërbejnë të gjitha krijesat e qiellit e të tokës të marra së bashku” dhe “Dashuria më e madhe është t’i bindesh Zotit”.

31 tetor 2018, 11:25