Versioni Beta

Cerca

Vatican News
20171229_BAV_Vat.lat.268 manoscritto 20171229_BAV_Vat.lat.268 manoscritto  (© Biblioteca Apostolica Vaticana)

18 tetor 1685 botohej “Çeta e profetënve” – “Cuenus Prophetarum”

Kujtojmë përvjetorin e botimit të kryeveprës së ipeshkvit shqiptar, imzot Pjetër Bogdanit “Cuenus Prophetarum de Cristo Salvatore Mundi”, që njihet tek shqiptarë me titullin “Çeta e Profetënve”, botuar në Padovë më 18 tetor të vitit 1685.

R.SH. - Vatikan

Duke shfletuar kalendarin historik, më 18 tetor, kujtojmë përvjetorin e botimit të kryeveprës së ipeshkvit shqiptar, imzot Pjetër Bogdanit “Cuenus Prophetarum de Cristo Salvatore Mundi”, që njihet tek shqiptarë me titullin “Çeta e Profetënve”, botuar në Padovë më 18 tetor të vitit 1685.

Ja edhe titulli origjinal i plotë i veprës:Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi, et eius evangelica veritate, italice, et epirotice contexta, et in duas Partes divisa”.  Vepra “Çeta e Profetënve” është botuar më 18 tetor 1685 në Padovë të Italisë e ka pasur edhe dy ribotime më 1691 e më 170

Kjo vepër teologjike e ipeshkvit shqiptar imzot Pjetër Bogdanit, shkruar për të ndihmuar besimtarët e krishterë shqiptarë në njohjen dhe thellimin e të vërtetave të fesë së krishterë, të të vërtetave ungjillore e në mënyrë të posaçme të figurës së Shëlbuesit të Botës, Jezu Krishtit, cilësohet edhe si libri i parë i prozës origjinale shqipe dhe mbetet një nga monumentet e teologjisë shqipe, të kulturës e posaçërisht të gjuhës e letrave shqipe.

Siç dihet, në saje të botimit të kësaj vepre “Çeta e Profetëve” në vitin 1685 në Padovë të Italisë, imzot Pjetër Bogdani zë një vend të dorës së parë në letërsinë shqipe të vjetër.

Pranë të dhënave biblike, të vërtetave ungjillore, shtjellimeve teologjike, doktrinore e katekistike, në këtë vepër  të imzot Pjetër Bogdanit gjenden edhe disa interpretime shkencore mbi dukuritë e natyrës, të bazuara në astronomi.

Rëndësia gjuhësore e kryeveprës së imzot Pjetër Bogdanit “Çeta e Profetënve”, është origjinaliteti, shkruar shqip e italisht, sepse botimi i fundit dhe më interesant, midis botimeve tjera të lashta në gjuhën shqipe, që kemi qysh, nga dom Gjon Buzukut me ‘Mesharin’, Lekë Matranga, Frang Bardhi, Pjetër Budi e tjerë.

Në këtë vepër, shohim përgatitjen e lartë e të thellë teologjike e kulturore të imzot Pjetër Bogdanit, shohim vetëdijen që ai ka për situatën e rëndë në të cilën ndodhët populli dhe grigja e tij shqiptare nën zgjedhën otomane, dhe luftën që ai bën për ta “mposhtur errësirën e injorancës, për të ndriçuar njerëzit me anë të diturisë e jetës, që buron nga Bariu i Mirë, Shëlbuesi i botës, Jezu Krishti. Ky është ideali që e frymëzoi imzot Pjetër Bogdanin gjatë veprimtarisë së tij në shërbim të Popullit e të Kishës, sikur dëshmon vepra “Çeta e Profetëve” .

18 tetor 2018, 10:35