Kërko

 Shqipëria dhe diplomacia e Bashkimit Evropian Shqipëria dhe diplomacia e Bashkimit Evropian 

Këshilli i Evropës: Konferencë në Tiranë, për të luftuar riciklimin e parasë dhe financimin e terrorizmit

Një Konferencë ndërkombëtare kushtuar “Transparencës së pronësisë së përfituesit” po zhvillohet sot e nesër në Tiranë.

R. SH. - Vatikan

Një Konferencë ndërkombëtare kushtuar “Transparencës së pronësisë  së përfituesit” po zhvillohet  sot e nesër në Tiranë. E organizuar nga Këshilli i Evropës, synon të thellojë “aftësitë e shteteve anëtare në luftën kundër riciklimit të parasë dhe financimit të terrorizmit”. Standartet e përbashkëta  dhe praktikat e mira janë tema e dialogut ndërmjet profesionistëve dhe udhëheqësve politikë, me vëmendje të posaçme mbi  rajonet e Evropës jug-perëndimore dhe partenariatin lindor.

Ngjarje tjetër për t’u kujtuar gjatë kësaj jave, organizuar në kuadrin e presidencës kroate të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, është seminari, që vijon në Zagreb, kushtuar temës “Ikje, apo dyndje e trurit?”. Pyetje, kjo, së cilës po i përgjigjen rreth 50 përfaqësues të shteteve të ndryshme, që merren me rininë dhe lëvizjen e njerëzve, çështjet shoqërore, emigracionin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik,  të pranishëm në takim. Po preken temat e lëvizjes së të rinjve, lidhur me Marrëveshjen e pjesshme  mbi lëvizshmërinë rinore, në kuadrin e Kartës për të rinjtë, program i Këshillit, që ekziston që më 1991. Shikimi po zgjerohet mbi aspektet e varfërimit ekonomik të të rinjve, temat e përfshirjes shoqërore dhe të qytetarisë aktive, por edhe mbi krijimin e mundësive që të rinjtë e ikur jashtë vendit të mos i këpusin lidhjet me vendlindjen, me qëllim që lëvizja të jetë pozitive për të gjitha palët e interesuara.

30 tetor 2018, 16:43