Kërko

Ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit  Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”,  në Prishtinë Ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, në Prishtinë 

Ekspozita “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, në Prishtinë

Në kuadrin e Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, në Prishtinë u hap ekspozita: “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, me 37 libra të rrallë e të vjetër, mbi figurën e heroit shqiptar.

R.SH. - Vatikan

Në kuadrin e Vitit Jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, në Prishtinë, të hënën më 15 tetor, u hap ekspozita: “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit  Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” të kryeqytetit të Kosovës.

Kjo ekspozitë përmban 37 libra të rrallë e të vjetër mbi figurën e Gjergj Kastriotit, koleksionuar nga Patricia Nugee. Në përurimin e kësaj ekspozite morën pjesë autoritete shtetërore, personalitete nga bota e kulturës, përfaqësues të komuniteteve fetare si Vikari i Përgjithshëm i dioqezës Prizren-Prishtinë, mons Lush Gjergji e shumë qytetarë.  

Patricia Nugee, u theksua në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite,  e filloi koleksionimin e librave për Skënderbeun 30 vjet me parë, e ka rreth 500 ekzemplarë, të cilët i ka prezantuar në disa kryeqytete të Evropës. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.....

Ekspozita“Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, në Prishtinë

Patricia Nugee hap ekspozite ne Prishtine me 37 tituj librash per Gjergj Kastriotin

Atleti i Krishtit, mbrojtësi i krishterimit evropian, heroi ynë kombëtar  i pavdekshëm e i papërsëritshëm, Gjergj Kastrioti, në Vitin Jubilar 550 vjetorin e përjetësisë, nuk po kujtohet e nderohet vetëm nga bashkëkombësit e tij, në Kosovë, Shqipëri e ngado që ka shqiptarë, por atë për namin që ka bërë po e kujtojnë edhe të huajt.

Koleksionistja e njohur britanike për Librat Antikuar , Patricia Nugee, erdhi në Prishtinë dhe na nderoi me hapjen e ekspozitës së saj me 37 libra të vjetër por shumë të rrallë për Gjergj Kastriotin.

Ekspozita me titull: “Jeta dhe kohërat e Gjergj Kastriotit  Skënderbeut, Heroit Kombëtar Shqiptar”, u hap të hënën më 15 tetor në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë,  në prani të dashamirëve të librit, historian etj. I pranishëm edhe mons Lush Gjergji, vikar i dioqezës Prizren-Prishtinë

Drejtori i kësaj biblioteke, Fazli Gajraku, tha se ne kete ekspozite jane prezantuar libra e dokumente nder me te rrallët që kemi mund ti shohim ndonjëherë.”Sa herë i referohemi librit me te vjetër, i referohemi autorit, e ne kete rast koleksionistes zonjes Patricia Nugee.  Qytetaret e Prishtines por edhe Kosoves ketu ne biblioteken kombetare kane mundesi ti shikojne e te frymezohen nga keta libra qe asnjehere nuk kemi pasur mundesi ti shohim ne vendin tone, jane shume te rralle, perfshin epoken nga shekulli i 16 deri 18”, tha Gajraku.

Nderkaq, Patricia Nugiee, shprehu kenaqesine e saj qe ka ardhe perseri ne Prishtine per ta hapur kete ekspozite. “Jam e lumtur qe sot gjendem ketu dhe nuk do t’iu jap nje leksion historie sepse nuk jam historiane, por dua te tregoj se per Skenderbeun per here te pare degjova nga nje klient kur punoja ne nje librari antike ne Londer. Drejtori im ishte ekspert i librave kontinentale dhe keshtu kishim shume te interesuar per kete fushe. Me pas e kuptova qe ai ishte nje luftetar i rendesishem dhe imazh i shekullit 15, shume shpejte e bleva librin e pare te koleksionit te Marin Barletit qe eshte nje gershetim i perkryer i tekstit dhe permbledhjes se librit qe permban edhe nje sonet”, tha ajo.

Sali Bashota, ish drejtor i bibliotekes  kombetare, i cili kishte krijuar bashkepunim me Patrician, e cila ua kishte dhuruar edhe nje librer antik per Gjergj Kastriotin  tha se eshte nje krenari per mbare popullin shqiptare gjurmimi  i gjithe ketyre librave nga koleksionistja, Patricia Nugiee, e cila eshte shume e nderuar nga populli i Kosoves.

Ne kete ngjarje u tha se, Patricia Nugee ka filluar koleksionimin e librave per Skenderbeun 30 vjet me pare, e ne koleksionin e saj i ka rreth 500 ekzemplare, te cilet i ka prezantuar ne disa kryeqytete te Evropes. Ndersa ne vitin 2004, Patricia ia dhuroi Bibliotekes Kombetare te Kosoves librin e Marin Barletit “Jeta dhe Vepra e Skenderbeut” te vitit 1533, i cili njeheresh eshte edhe libri me i vjeter ne kete biblioteke.

Ekspozita eshte organizuar nen patronatin e Zyres se Sekretariatit te Qeverise se Kosoves per Vitin Mbarekombetar te Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Bibliotekes Kombetare te Kosoves “Pjetër Bogdani” ne Prishtine

17 tetor 2018, 12:28