Kërko

2018.08.13 Madre Teresa di Calcutta Nene Tereza 2018.08.13 Madre Teresa di Calcutta Nene Tereza 

Shën Nënë Tereza: Drita që vazhdon të ndriçojë…

"THUANI NËNËS, MIKËS SIME, SE DRITA QË KA NDEZË NË JETËN TIME VAZHDON TË NDRÇOJË”.

R.SH. - Vatikan

«Nuk do ta harroj kurrë herën e parë që kam qenë në Bourke, në vizitë tek motrat. Kështu u shpreh një herë Nënë Tereza duke treguar një ngjarje të veçantë që përjetoi. Shkuam në periferi të qytetit. Njerëzit jetonin në baraka të bëra me karton. Hyra në njërën nga ato shtëpi të vogla. Po e quaj « shtëpi », sepse në fakt bëhej fjalë për një dhomë të vetme.

I thashë atij njeriut që jetonte aty : »Të lutem më lejo ta shtroj krevatin, të të laj rrobat dhe të pastroj dhomën. »

Ndërsa ai vazhdonte të përsëriste : »Jam mirë kështu…Jam mirë kështu… » 

E unë i thashë : »Po do të jesh edhe më mirë nëse më lejon ta bëj këtë shërbim për ty. » 

Së fundi pranoj dhe më lejoj. Atëherë nxori nga xhepi një zarf të vjetër, pastaj një tjetër e një tjetër sërish. Filloj t’i hapte njërin pas tjetrit. Brenda zarfit të fundit ishte një foto e vogël e të atit, të cilën ma dha ta shoh. E pashë foton, pastaj vëzhgova atë dhe i thashë:

« Ti i ngjan vërtetë babit tënd.»

Fakti që e kisha parë ngjashmërinë mes tij dhe të atit e lumturoi shumë. E bekova foton dhe ia dhashë. Të njëjtën gjë bëra me zarfin e parë, të dytin dhe të tretin. Foton e vuri afër zemrës. Pasi ia pastrova dhomën gjeta në një qoshe një llambë të madhe, plot me pluhur, e pastrova dhe i thashë:

« Pse nuk e ndezë këtë llambë ? Është një llambë aq e bukur! Pse nuk e ndezë ?

Ai m’u përgjigj : « Për kë ? Janë muaj e muaj që askush nuk vjen më të më shohë…Për kë duhet ta ndezë ?

Atëherë iu drejtova : « A do ta ndiznit nëse motrat e mia do të vinin të të takonin ? E ai m’u përgjigj që po.

Motrat shkonin tek ai për 5- 10 minuta çdo ditë dhe filluan ta ndezin atë llambë. Pas pak kohe, ai vetë mori zakon ta ndezë. Më pas, gradualisht, motrat nuk u ndalën më tek ai, por megjithatë çdo mëngjes, kalonin andej sa për ta përshëndetur. Unë, e harrova krejtësisht këtë fakt, por dy vjet më vonë ai m’i përcolli këto fjalë:

"THUANI NËNËS, MIKËS SIME, SE DRITA QË KA NDEZË NË JETËN TIME VAZHDON TË NDRÇOJË”.

Nënë Tereza

"Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.”
Shën Tereza e Kalkutës

Një porosi e Nënë Terezës:
"Dëshiroj me gjithë zemër ta ndez dritën e dashurisë së Krishtit në zemrën e çdo krijese. Hyji na dashuron e vijon të na përdorë, mua e ty, për të ndezur dritën e dashurisë së Tij në botë. Lëre jetën tënde të ndriçohet nga vërtetësia e Tij, kështu që Zoti të vijojë ta dashurojë botën përmes nesh. Mundohu me gjithë zemër të bëhesh dritë e shkëlqyer.
Ne nuk duhet të kemi frikë ta shpallim dashurinë e Jezusit dhe të duam ashtu si na deshi Ai. Puna që duhet të bëjmë, pavarësisht se e vogël |dhe e përvuajtur, duhet bërë në shenjën e dashurisë së Krishtit në veprim. Gëzohuni që Krishti ecën përsëri në botë përmes jush e, nëpërmjet jush, vijon të bëjë mirë".

05 shtator 2018, 14:22