Kërko

Anniversary Of September 11th Attacks On The U.S. Commemorated At World Trade Center Site Anniversary Of September 11th Attacks On The U.S. Commemorated At World Trade Center Site 

Papët dhe 11 shtatori, dashuria më e fortë se urrejtja

Amerika përkujton viktimat e atentateve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, në "Ground Zero”. Para barbarive të terrorizmit, Gjon Pali II, Benedikti XVI e Papa Françesku e kanë ftuar njerëzimin të ecë rrugës së dashurisë, që tejkalon e fiton mbi çdo formë urrejtjeje dhe dhune.

Më 11 shtator kujtojmë 17-të-vjetorin e atentatit terrorist islamik kundër SHBA-së. Pra, si sot, më 11 Shtator 2001 dy avionë amerikanë, të rrëmbyer nga terroristë islamike të Al Kaides, sulmuan dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe një avion tjetër Pentagonin, duke shkaktuar me mijëra të vdekur dhe shkatërrimin e plotë të kullave. Par, Amerika përkujton viktimat e atentateve terroriste islamike  të 11 shtatorit 2001 me një ceremoni përkujtimore që zhvillohet çdo vit, në Nju Jorku në vendin "Ground Zero”.

Para barbarive të terrorizmit, Gjon Pali II, Benedikti XVI dhe Papa Françesku e kanë ftuar njerëzimin të ecën rrugës së dashurisë që tejkalon e fiton mbi çdo formë urrejtjeje dhe dhune.  Tragjedia e asaj dite është përkeqësuar edhe nga pretendimi i atentatorëve se gjoja vepronin në emër të Zotit. Prandaje me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje barbare, duhet ripohuar me forcë se kurrë besimi fetar në Zotin nuk mund të përdoret për motive dhune, vrasje e terrorizmi. Edhe një herë, duhet të pohohet në mënyrë të qartë e të padyshimtë se asnjë rrethanë, asnjë shkak kurrë nuk mund të justifikon aktet e terrorizmit e të dhunës . 

11 shtatori është ditë e dhimbjes për SHBA-së, që përkujtojnë viktimat e atentateve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001, me një cerimoni përkujtimore, që zhvillohet çdo vit, në Nju Jorku në vendin "Ground Zero”. Pranë vendin të sulmeve terroriste islamike kundër ''World Trade Center'' (WTC), në vendin ku ngriheshin rrokaqiejt binjakë  prej 170 katesh në Nju Jork, përmenden emrat e 2752 viktimave, një nga një, gjatë ceremonisë përkujtimore, që organizohet çdo vit më 11 shtator. Këtu mbahen disa minuta heshtje pikërisht në orën kur avioni i parë u përplas me kullën e parë, dhe më pas kur avioni i dytë goditi të dytën, që shkaktuan menjëherë shembjen e së parës dhe më pas të rrokaqielit të dytë. 

11 Shtatori 2001 ishte dhe mbeti një ngjarje kulmore e historisë së SHBA-ve dhe mbarë njerëzimin, ngjarje që lëkundi nga themelet ekuilibrat botërore, ndryshoi botën duke e hedhur atë vrullshëm në një erë të re. Shoqeria moderne, që pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, ka ndryshuar. Këto 17 vite e dëshmojnë më miri këtë. 

Ende sot, gjëja e parë që të bie në sy në këtë vend kaq tragjik siç është Ground Zero ku, si në një film tmerresh, humbën jetën me mijëra vetë, është një kryq 7 metra i lartë: dy copa trarësh prej çeliku, të nxjerra prej gërmadhash nga një punëtor, një ditë pas tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001, e të kryqëzuara për t’i siguruar njerëzit e pushtuar nga tmerri e dhimbja, se Zoti nuk i kishte braktisur e nuk i braktis kurrë.

Këtë vend simbol e vizituan edhe Papa Benedikti XVI e Papa Françesku gjatë vizitës së tyre në SHBA. E me rastin e vizitës së tij në Ground Zero, Papa Benedikti XVI i drejtoi Hyjit këtë lutje që u lartua nën Kryqin e besimit e të shpresës, pikërisht në atë vend ku më 11 shtatorin e vitit 2001 ndokush pati bërë pyetjen tepër të vështirë “Ku ishte Zoti?”.

Lutja
O Hyj i dashurisë, i mëshirës e i pajtimit,
drejtoi sytë e Tu mbi ne, popull i feve e i traditave të ndryshme, mbledhur sot në këtë log, skenë e dhunës dhe e dhimbjes së pabesueshme.

Të lutemi që, me mirësinë Tënde Hyjnore,
t’u japësh pushimin e pasosur e dritën e pambaruar
të gjithë atyre që vdiqën në këtë vend;
të parëve, që vrapuan të japin ndihmën e tyre:
zjarrfikësve, policëve, punonjësve të ndihmës së shpejtë e personelit të Kapitenerisë së Portit, së bashku me të gjithë burrat e gratë e pafajshme, viktima të kësaj tragjedie vetëm sepse puna e tyre e shërbimi i tyre i thirri këtu më 11 shtator 2001.

Të lutemi, me mëshirën tënde,
t’i shërosh ata
që sot, për shkak të pranisë së tyre këtu
i ndjejnë fort dhimbjet e plagëve e të sëmundjeve .
Shëroi, o Zot, edhe familjet, që vuajnë e qajnë ende,
e të gjithë ata që humbën të dashurit në këtë tragjedi.
Jepu forcën ta vijojnë rrugën e jetës
me guxim e shpresë.

Kujtojmë edhe ata që vdiqën,
u plagosën

e të gjithë ata që humbën njerëzit e dashur
në të njëjtën ditë, në Pentagon e në Shanksvil, në Pensilvani.
Zemrat tona bëhen një me zemrat e tyre,
Rrahin njëherësh me to.
Lutja jonë përfshin gjithë dhimbjen e tyre.

O Zot i paqes, jepi paqen tënde kësaj bote plot dhunë -
Paqe në zemrat e të gjithë burrave e grave,
e paqe ndërmjet Kombeve të tokës!
Bëj t’i kthejnë hapat në udhën tënde të dashurisë,
ata që i kanë mend e zemër
të prishura nga urrejtja.

O Hyj i mirëkuptimit:
të dërrmuar nga përmasa e përbindshme e kësaj tragjedie,
kërkojmë dritën tënde e udhëheqjen Tënde,
ndërsa jemi para një ngjarjeje kaq të llahtarshme.

Të lutemi që njerëzit, jetët e të cilëve u kursyen,
të jetojnë në një mënyrë të tillë,
që të mos e bëjnë të kotë
flijimin e atyre që këtu e humbën jetën.

Ndihmona e ngushëllona,
përforcona në shpresë
e na jep urti e guxim
të punojmë pa u lodhur kurrë për një botë
ku mbretëron paqja e dashuria e vërtetë ndërmjet Kombeve e në zemrat e të gjithëve! Amen!

Kujtojnë se në këtë vend, vërtetë u përjetua përvoja e urrejtjes dhe e dhimbjes, por jo më pak, e pikërisht në çastin e tragjedisë, edhe përvoja e solidaritetit dhe e dashurisë, sepse shumë njerëz dhanë jetën e tyre, për të shpëtuar të tjera jetë. Ky është një mesazh që vijon e që duhet të bëhet gjithnjë më i fuqishëm, në mënyrë që të shkohet përpara, me dëshirën për të ndërtuar së bashku një shoqëri më të mirë, duke ia prerë rrënjët urrejtjes e terrorizmit e duke u ngritur përsëri në këmbë, edhe pas goditjeve të tilla.

Kështu mund të themi se edhe ky është një mesazh i madh, jo vetëm për popullin e Amerikës, po edhe për të gjithë njerëzimin. Ky është mesazhi për bazën e respektit e të dinjitetit të njeriut, për të ecur përpara në rrugën e pajtimit të njerëzimit, kështu edhe Graund Zirou është çasti i lutjes, në heshtje, përballë shfaqjes të së keqes, me dëshirën për të shikuar përpara me shpresë e përgjegjësi të plotë.

Graund Zirou dëshmon pasojat e urrejtjes në ditët e në shoqëritë tona. E pikërisht këtu, njerëzit vazhdojnë të gjunjëzohen në shenjë kujtimi e resèekti për viktimsat dhe për t’u lutur në heshtje, përpara syve të Zotit, për t’i kërkuar dritë e ngushëllim, që të mund të shpresojmë përsëri e përsëri edhe përballë kraterit të Graund Zirou. Prandaj, Kisha i fton të gjithë të kujtojnë se në këtë vend simbol, vërtetë u përjetua përvoja e urrejtjes dhe e dhimbjes, por jo më pak, e pikërisht në çastin e tragjedisë, edhe përvoja e solidaritetit dhe e dashurisë, sepse shumë njerëz dhanë jetën e tyre, për të shpëtuar jetë të tjera.

Ky është një mesazh që vijon e që duhet të bëhet gjithnjë më i fuqishëm, në mënyrë që të shkohet përpara, me dëshirën për të ndërtuar së bashku një shoqëri më të mirë, duke ia prerë rrënjët urrejtjes e terrorizmit e duke u ngritur përsëri në këmbë, edhe pas goditjeve të tilla.

Kështu mund të themi se është edhe ky një mesazh i madh, jo vetëm për popullin e Amerikës, po edhe për të gjithë njerëzimin. Ky është mesazhi për bazën e respektit e të dinjitetit të njeriut, për të ecur përpara në rrugën e pajtimit të njerëzimit, kështu edhe Graund Zirou është mesazh lutjeje, në heshtje, përballë shfaqjes të së keqes, me dëshirën për të shikuar përpara me shpresë e përgjegjësi të plotë.

11 shtator 2018, 16:13