2018.09.08 Simposio Unione Internazionale Benedettine 2018.09.08 Simposio Unione Internazionale Benedettine 

Papa Benediktineve: Dёshmojeni mikpritjen, bota e jeton me vёshtirёsi këtë vlerë

Audienca e Papёs me murgeshat Benediktine: " Lutuni gjithmonë për ata që pësojnë padrejtësi, luftëra dhe dhunë dhe e shkeljen e dinjitetin e tyre". "Motoja benediktine "Ora et labora"- “Lutu e puno” shtoi Papa - e vë lutje në qendër të jetës suaj".

R.SH. - Vatikan

Dëshmojeni "pritjen dhe pranimin reciprok" në një botë që sot me  "vёshtirёsi" e jeton këtë vlerë. Ky mandati qё Papa Françesku ua besoi murgeshave benediktine, qё marrin pjesë në Simpoziumin e Bashkimit Ndërkombëtar, tё cilat sot paradite i priti nё audiencë në Vatikan. "Jeta juaj komunitare, jeta juaj nё komunitet – u tha Papa - dëshmon rëndësinë e dashurisë dhe tё respektit të ndërsjellë. Në fakt, ju vini nga vende e përvoja të ndryshme, madje edhe vetë ju jeni ndryshe mes jush, njёra nga tjera, kështu që pritje dhe pranimi i ndërsjellë është shenja e parë që jepni në një botë, e cila me shumё vёshtirёsi e jeton këtë vlerë".    

" Të gjithë jemi bijë të Zotit dhe lutjet tuaja, puna tuaj, mikpritja tuaj, bujaria tuaj – u tha Papa murgeshave benediktine - synon për të manifestuar një bashkësi e njё bashkim në diversitet qё shpreh shpresën e Zotit për botën tonë: një njësi tё përberë nga paqja, pranimi reciprok dhe dashuria vëllazërore". Papa Bergoglio nuk mungoi pa theksuar vokacioni (thirrjen) e 'mikpritjes' qё ka karizma benediktine", në bindjen ndaj fjalës së Krishtit Zot, i cili është pjesë përbërëse, pik themelore e rregullores sё jetёs murgare benediktine, sipas pohimit qё na sjell Ungjillit i Mateut, ku Jezusi pohon: "Isha i huaj dhe më pritët, isha i zveshur e mё veshët”.

"Sot në botë - theksoi Papa Bergolio - ka shumë njerëz që përpiqen ta jetojnë pёrzemёrsinё, butësinë, dhembshurinë, mëshirën dhe pranimin e Krishtit në jetën e tyre. Atyre ju u ofroni dhuratën e çmuar të dëshmisë suaj, kur bëheni instrumente të pёrzemёrsisё dhe përdëllimit të Zotit për ata që janё nё ngushticë, pёr ata që janë nё nevojë. Mirëpritja juaj e personave me tradita të ndryshme fetare ndihmon pёr ta çuar përpara me vajosjen shpirtërore ekumenizmin dhe dialogun ndërfetar".  

Duke kujtuar se "prej shekujsh me radhë, vendet benediktine janë të njohura si vende të mirëpritjes, lutje dhe mikpritjes bujare", Papa Bergoglio shprehu shpresën "se, duke reflektuar së bashku për këtë temё dhe duke i bashkёndarё eksperiencat, ju mund të nxjerrni nё pah modalitetet e ndryshme me të cilat mund ta vazhdoni, në manastiret a kuvendet tuaja murgare, këtë vepër të rëndësishme ungjillore".  

"Motoja benediktine "Ora et labora"- “Lutu e puno” shtoi Papa -  e vë lutje në qendër të jetës suaj". Një lutje e përditshme që "pasuron, për të thënë kështu," frymëmarrjen" e Kishës; lutja "e lavdërimit, me të cilën ju i jepni zë mbarё njerëzimit dhe gjithё krijimit"; lutje "për nevojat, për vuajtjet dhe ankthet e burrave dhe grave të kohës sonë, veçanërisht pёr të varfrit"; lutje "të ndërmjetësimit për ata njerëz që vuajnë padrejtësi, luftëra e dhunë, dhe e të shohin përbuzjen e shkeljen e dinjitetit tё tyre".

"Ju - u tha Papa murgeshave benediktine - nuk i takoni fizikisht këta njerëz, por ju jeni motrat e tyre në fe e në Trupin e Krishtit. Vlera e lutjes juaj nuk mund të llogaritet, por sigurisht që është një dhuratë e çmuar. Zoti i dëgjon gjithmonë lutjet e zemrave të përvuajtura dhe plot dhembshuri”.

Në përfundim, një falënderim edhe "për kujdesin e veçantë që keni për mjedisin, natyrën dhe për angazhimin tuaj për t’i ruajtur dhuratat e tokës, në mënyrë që ato të mund të ndahen e shijohen nga të gjithë. Unë e di se murgeshat dhe motrat benediktine në botë janë mbarёshtuese tё mirë tё dhuratave të Zotit.

08 shtator 2018, 13:46