Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.09.13 Nostra Signora della Tristezza, Madonna 2018.09.13 Nostra Signora della Tristezza, Madonna 

Atë Fishta: Mater Dolorosa!

Fishta: Mater Dolorosa: 1Pezull n’mjet tokës e qiellit,/ Atje mbi krep t’ Golgotit,/ N’per ag t’pergjakshem t’diellit/ Ulë kryet i Biri i Zotit,/ Masi me ‘i zâ t’pushtueshem/ Dha shpirtin e hyjnueshem / Nder duer të Atit t’vet.

R.SH. - Vatikan

Atë Gjergj Fishta: Mater Dolorosa
1Pezull n’mjet tokës e qiellit,
Atje mbi krep t’ Golgotit,
N’per ag t’pergjakshem t’diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
Masi me ‘i zâ t’pushtueshem
Dha shpirtin e hyjnueshem
Nder duer të Atit t’vet.

2 E Ama, zbè si qiri,
Prej dhimbet bâmun guer,
E sheh kah kryet i Biri
E ulë permbi krahnuer:
E sheh, e mâ fort zêmra
I therë atë botë, e thêmra,
Tu’u dridhë, mâ m’tokë s’i shklet,

3 Por, kah s’don me mendue
Se i Biri shpirt ka dhânun,
I kandet me kujtue
Se Ai don ndo’i fjalë me i thânun;
Prandej me dashtuni,
I qaset Krygjes s’Ti
E i thotë plot ambelcim:

4 - Qe Nâna e jote, o Djalë!
Qe Nâna, o Bir, ngjat teje!
A don me m’thânë ndo’i fjalë,
Qi ule kryet prej meje? -
Po a fort gojen t’idhnuene
Me atë tamth, qi tash t’a kuene
Kta njerz të lém n’verbim? -

5 Por m’Kryq i Biri shuete,
E veç nji ushtimë termetit
Qi t’dekunt n’vorr i shquete,
Qi tundte ujët e detit,
Qi male e krepa çáte,
Qi n’tempull tisin dáte,
Per Tê t’pergjegjun kjè!

6 U dridh atë botë e Ama,
Por krejt s’e la shpëresa;
E tue shungllue enè gjâma,
Tu’ u trandë e dheut ndertesa,
Me dorë kamben ia prekë,
N’uzdajë se nuk ka hjekë,
Se shpìrt s’ka dhânë enè.

7 Por se me dorë tue ndî’,
Se kamba ftofun ishte
Me gjak e cilla isht’ rî,
Tue pá se Djalë mâ s’kishte,
‘Ahi’ fshâni ‘i herë prej dhimbet,
E, si nji dritë kah shkimet,
Gadi nen Kryq u pak.

8 E pánë Ejët te qielli
E ftyren me fletë mbluene;
U muz mâ kobshem dielli,
Humneret prap gjimuene:
I Amshuemi, edhe Atê e pá,
E dhimbë per Tê i rá,
E mnís atë herë vû cak.

9 U vesh në zí natyra,
Bregut u thane plepat,
U vrâ e qiellës pasqyra,
Plasen prap dhimbet krepat,
E u veshken fushës zymylat,
E u eshten n’mal bylbylat:
Mbarë rruzullimi ankoi.

10 Vetë Rromakut gjaksuer
Qi t’Bir’n’I a bâni t’dekun,
Zêmra i gufoi n’krahnuer,
Ashtû ka’ e pà të lmekun:
E kah prej malit zdrypi
Ai t’Lumit mshrirë i lypi,
Pse aq t’dhimbshme Nânë mjeroi.

11Veç ti, moj zêmra e ême,
Veç ti të lodhët nuk ké,
E, egersue, nuk trême
Ashtú ka’ e sheh ti zbé,
Njatê, qi kje nder bija
Si lil nder kulumrija,
Si drita kúr agon.

12 Po kje se ti nuk pihe
N’gjith ketë mjerí t’shemtueme,
Po kje se ti nuk shkrihe
Kah sheh sa Nânës t’bekueme
Heshtat zêmren i a therin,
Mâ t’fortë se ty mermerin,
M’ kallzo se kû kerkon?
_____
1 Mbì krep : shkamb, mal. – n’per ag t’pergjakshem t’diellit: kur dielli ishte xânë per tmerë. Ag thirret agimi i parë e mandej perdoret edhe per perde qi vêjn sŷt: i kanë vû syt ag: nuk sheh mirë.
3 I qaset: i afrohet.
4 T’a kuene: t’a dhanë me e pi.
5 Shuete: heshtote. – termetit: termekut. – shquete: i ngjallte: – tisin: velin e tempullit.
7 Rî: rituem, lagë. – u pak: u lmek, i rá të fikët.
8 U muz mâ kobshem: u mtizë, u nxi mâ tmerëshem.
10 Të lmekun: të pakun, të fikun.11 Të lodhët: të lodhun.

Atë Gjergj Fishta, “Mater Dolorosa” (Zoja e Dhimbshme)”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 28-31

15 shtator 2018, 10:34