Kërko

Presidenti venezuelan Nicolas Maduro Presidenti venezuelan Nicolas Maduro 

Venezuelë: 6 të arrestuar për atentatin kundër Maduros

Presidenti i Venezuelës akuzoi Miamin dhe Bogotanë për organizimin e atentatit kundër tij, gjatë paradës ushtarake në Karakas. I menjëhershëm, përgenjeshtrimi kolumbian.

R.SH. - Vatikan

Vijon në Venezuelë, atmosfera e nderë, për shkak të antentatit të së shtunës kundër presidentit Nicolas Maduro. Autoritetet venezuelane deklarojnë sot se kanë arrestuar gjashtë vetë për përdorimin e dy droneve me 1 kilogram eksploziv secili. Pikërisht ato shpërthyen në atentatin kundër presidentit në Karakas, ndërsa po zhvillohej një paradë ushtarake, me rastin e 81-vjetorit të Gardës Kombëtare e, vetë Maduro i fliste kombit në lidhje të drejtpërdrejtë televizive. Sipas ministrit të brendshëm të Venezuelës, njëri nga eksplozivët mund të kishte shpërthyer 50 metra më tutje, por u çaktivizua nga forcat e rendit. Droni tjetër shpërtheu pasi u përplas me një ndërtesë. Shtatë anëtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur, tre prej të cilëve, rëndë.

Maduro akuzon Miamin dhe Bogotanë

         Presidenti Maduro akuzoi menjëherë për këtë “sulm terrorist” – siç e quajti ai – të djathtën venezuelane, ndihmuar nga “komplotistët” e Miamit dhe të Bogotasë, ndër të cilët edhe presidentin e Kolumbisë, Juan Manuel Santos. I menjëhershëm, përgënjeshtrimi kolumbian. Gjithashtu, këshilltari për sigurinë i presidentit amerikan Donald Trump hodhi poshtë çdo akuzë për përfshirjen e SHBA-ve në atentat.

Asambleja e përgjithshme e ipeshkvijve

         Atentati u mor përsipër nga një grup i vogël, që quhet “Ushtarë në T-shirt”. Ngjarjet e fundit mund ta rëndojnë krizën politike, ekonomike e shoqërore, në të cilën është zhytur vendi. Në asamblenë e fundit të përgjithshme, ipeshkvijtë venezuelanë denoncuan “gjendjen gjithnjë e më të rëndë”, inflacionin e jashtëzakonshëm, cilësinë e jetës, emigracionin, që e boshatis vendin nga rinia. Edhe në Takimin kombëtar të Rinisë, në vend të 12 mijë të rinjve, për shkak të situatës, mbërritën më pak, megjithëse në numër mjaft të madh e nga të katër anët e Venezuelës.

06 gusht 2018, 13:06