Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Pro-katedralja e Shën Marisë në Dublin Pro-katedralja e Shën Marisë në Dublin 

Pro-katedralja e Shën Marisë në Dublin

Pro-katedralja, konsideruar një nga kishat më të bukrua të stilit neoklasik në gjithë Irlandën, është simbol i rilindjes katolike të qytetit të Dublinit.

R.SH. - Vatikan

Pro-katedralja e Shën Marisë është kisha më e rëndësishme e Dublinit, simbol i rilindjes katolike të qytetit. Historia e saj është e lidhur ngushtë me ngjarjet e rëndësishme politiko-fetare të vendit. Në rrugën qendrore Marlborough Street, ndërtesa ngrihet mbi terrenin e një abacie çisterçense, mbyllur pas skizmës anglikane të vitit 1534.

Arkitektura dhe pasuritë e katedrales

Pro-katedralja, konsideruar një nga kishat më të bukrua të stilit neoklasik në gjithë Irlandën, u realizua nga kryeipeshkvi domenikan i Dublinit, John Thomas Troy, dhe u shugurua më 14 nëntor 1825. Autorësia e projektit orgjinal akoma shkakton debate: disa studiues ia atribuojnë arkitektit irlandez John Sweetman, të tjerë, arkitektit francez Louis Hippolyte Lebas, arkitekt edhe i kishës së Notre Dame de Lorette në Paris. Nga jashtë, kisha është kopje e saktë e tempullit të lashtë të Efesit në Athinë. Kulmi i ndërtesës kurorëzohet nga shtatorja e Virgjërës, ajo e Shën Patrikut dhe ajo e Shën Laurence O’Toole, kryeipeshkvi i dytë i Dublinit. Brenda, kisha ndahet në pesë navata në stil më “romanik”. Mbi navatën qendrore shihet një kupolë me kaseta, e paparashikuar në projektin origjinal, me një okulus qendror, që imiton Panteonin e Romës. Altari kryesor është gdhendur në stilin viktorian nga skulptori me origjinë italiane, Peter Turnerelli. Ndër pasuritë e kishës, monumentet mortore të dy kryeipeshkvijve të parë të katedrales, Daniel Murray dhe Paul Cullen, realizuar nga dublinezi Thomas Farrell, si edhe organoja e 1908-ës e Uiliam Hillit, e famshme për cilësinë e tingullit.

25 gusht 2018, 09:39