Versioni Beta

Cerca

Vatican News
20171229_BAV_Vat.lat.268_0006_fr_0001v_scrivere, mano, manoscritto.jpg 20171229_BAV_Vat.lat.268_0006_fr_0001v_scrivere, mano, manoscritto.jpg  (© Biblioteca Apostolica Vaticana)

Shenjtorёt Flori e Lauri dhe shokёt martirё tё Ulpianёs

Dy vëllezërit punonin me punëtorët e tjerë, por, ndёrsa gjatë ditës punonin, natën i luteshin Zotit dhe u ndihmonin tё varfërve me atë që fitonin. Flori e Lauri dhe shokёt martirё tё Ulpianёs, nuk janë vetëm Martirët e Ulpianës në Kosovë, por edhe Shenjtorë shumë të dashur për të gjitha Kishat lindore.

Kalendari kishtar, mё 18 gusht, përkujton Shën Florin e Laurin, martirë tё Ulpianës në Kosovë.

Kush ishte Flori, të cilit i kushtohen vepra arti në Rusi e në Kapadokie, në Sicili e në Suedi, për të cilin flet edhe Tolstoi në veprën e famshme ‘Lufta e paqja”? Pse iu kushtua një shenjtërore pranë Moskës, ku besimtarët mblidhen nё ditёn e pёrkujtimit liturgjik për ta kujtuar? Pse Flori e Lauri u shpallën pajtorë të kuajve? E të një fshati në provincën italiane të Katanxaros?

Këto pyetje na lënë të kuptojmë se Flori, së bashku me vëllain e tij binjak, Laurin, nuk janë vetëm Martirët e Ulpianës në Kosovë, por edhe Shenjtorë shumë të dashur për të gjitha Kishat lindore.  Për ta është shkruar edhe një libër. Titullohet ‘Shenjtorët Flori dhe Lauri’1. Autor është kalabrezi Antonio Bressi, i cili mblodhi gjithë materialin e mundshëm, duke gërmuar ndër kisha, kuvende e, sidomos, ndër arkivet e mbarë botës. 

E ndërmjet materialeve të shfrytëzuara si burime kryesore për të zbuluar jetën e dy shenjtorëve, mund të përmendim sidomos Sinassarin kostandinopolian dhe tre recensione të ndryshme të jetës së Menologjit (kujtojmë se Menologji është një përmbledhje tekstesh liturgjike hagjiografike, që përdoret në Kishën ortodokse. Përmban pikërisht oficen dhe jetët e shenjtorëve), si dhe dorëshkrimin e Benakit (shek X), që fillon drejtpërdrejtë me jetën e shenjtorëve. Dorëshkrimet ruhen në Bibliotekën e Vatikanit: 141 (Shek X); ‘Vat. Gr. 1671 (Shek X) dhe Vat. Gr . 821 (shek XI- XII)

I kujtuam burimet, sepse ndonëse të shfrytëzuara, mund të rishikohen, për të zbuluar elemente të reja, që pasurojnë njohuritë për Shenjtorët e Ulpianës, duke iu përgjigjur një mori pyetjesh mbi kronologjinë e jetës së tyre: mbi vendin ku linden, ku u rritën, ku iu kushtuan misionit e ku u martirizuan. E kjo sepse të dhënat, ardhur nga kohë të mugëta, janë shumë të diskutueshme. 

Burim tjetër i çmuar për njohjen më të thellë të Shenjtorëve, është edhe ikonografia shumë e pasur, që u kushtohet. E përpjekja për të ditur diçka më shumë, nuk bëhet thjeshtë për të shuar kureshtjen, por sepse Vëllezërit Martirë mbeten modele të ndritura për popullin e krishterë.

Nga Enciklopedia e Shenjtorëve mësojmë se konsiderohen vëllezër, me mjeshtri gurëgëdhenës, ose skulptorë, por edhe ndërtues shtëpish, nxënës të Prokulit e të Maksimit, në Bizant. Mësuesit e tyre, edhe ata të krishterë, pësuan martirizimin nën perandorin Adrian (117-138), kur dy vëllezërit ikën nga Bizanti, u vendosën në Iliri e u vunë në shërbim të Likonit, sundimtarit romak të Ulpianës (Prishtina e sotme).  

Një farë Liçini, bir i perandoreshës me emrin Elpidia, u kërkoi të ndërtonin një tempull. Vepra u krye me mjeshtri të rrallë. Madje gjatë ndërtimit ndodhi edhe një mrekulli: të birit të Anastasit, prift pagan, ndërsa ishte i panishëm në punime, i hyri një cifël guri në sy; dy vëllezërit e shëruan mrekullisht e arritën edhe ta kthenin në fenë e krishterë, së bashku me të jatin. 

Por kur dy shenjtorët panë se në tempullin e sapo ndërtuar po vendoseshin shtatoret e idhujve paganë, kremtuan më parë një procesion të krishterësh të prirë nga Kryqi e pastaj organizuan një grup të madh varfanjakësh, të cilëve u shërbenin. Hynë me ta në tempull e i bënë copë-copë idhujt. U arrestuan të gjithë e u dënuan pa pikë mëshire. Të varfërit i dogjën të gjallë, ndërsa dy shenjtorët vëllezër, pasi i hetuan, i hodhën në një pus, ku i varrosën për së gjalli.

Nuk ishin të parët që e dëshmonin kështu Krishtin deri në fund të fundit. Për së gjalli do të groposej edhe Marcia, martirja e parë e krishterimit në viset ilire; e një fund të tillë do të pësonin, dymijë vjet më pas, martirët e kohëve moderne, Martirёt e Kishёs shqiptare, ata qё u shpallen tё Lum mё 5 nёntor 2016 e shumё yё tjerё si Atё Luigj Palaj, Atë Aleksandër Sirdani, dom Dedë Çuni etj. Mizoria e xhelatëve modernë ua kaloi edhe atyre të lashtësisë, sepse shumё martirë i mbaruan ditët tyre tokësore të varrosur për së gjalli në gropa ujërash të zeza… po nuk ngadhёnyen, sё fundi martirёt fituan me dashurinё e besimin e tyre nё Zotin.
 1 Antonio Bressi “I Santi Floro e Lauro”, Grafica C –Napoli, 1998.

18 gusht 2018, 09:30