Kërko

2018.08.20 Madre Teresa di Calcutta 2018.08.20 Madre Teresa di Calcutta 

Shёn Nёnё Tereza: familja ёshtё dashuri e pandarë!

Shёn Nёnё Tereza: Në familje, burri e gruaja bashkohen e bëhen një gjë e vetme. Ata “përmbahen” njëri brenda tjetrit... të flijohemi njëri për tjetrin, të dhurojmë pa kërkuar asgjë si shpërblim, të vuajmë së bashku, të gëzohemi e ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

R.SH. - Vatikan

Jemi nё pragun e 26 gushtit, ditёs sё pёrvjetorit tё lindjes sё Ganxhe Bojaxhiut, dhe tё 5 shtatorit, ditёs sё festёs liturgjike kishtare tё Shёn Nënë Terezës.

Ditëlindja e Nënё Terezës sivjet bie nё përkim me Takimin IX Botëror tё Familjes, qё po mbahet nё Dublin tё Irlandës, e me kёtё rast po sjellim disa fjalë qё Shenjta shqiptare e bamirësisë i tha me një rast pikërisht për familjen:

“Shkrimi i Shenjtë flet për familjen: burri e gruaja bashkohen e bëhen një gjë e vetme. Ata “përmbahen” njëri brenda tjetrit, thotë Shkrimi i Shenjtë – Bibla, duke përdorur një shprehje të mrekullueshme, të cilën ju që jetoni në familje duhet ta njihni. Asgjë e askush nuk mund t’ju ndajë. Është pak a shumë siç shkruante Shën Pali: Asgjë, askush, asnjë persekutim, as kjo, as ajo – Shën Pali ishte personazh global - ; por edhe ne mund të përsërisim: Asgjë, askush nuk mund të na ndajë nga dashuria e Krishtit. Një familje e vetme. E bashkuar. Një dashuri e pandarë për Jezu Krishtin. Një zemër e vetme brenda Zemrës së Zotit”.1

“Në familje, nëna e babai na mësojnë të qeshim, të falim, të mikpresim, të flijohemi njëri për tjetrin, të dhurojmë pa kërkuar asgjë si shpërblim, të lutemi e të vuajmë së bashku, të gëzohemi e ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Në asnjë situatë jete nuk mund të jetohet, ashtu si jetohet në familje”.2

1. Bazuar mbi librin "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani)

2. Bazuar mbi librin “Ta duam të padashurin”, shtypur në Shtypshkronjën e Vatikanit mӫ 2017,  me parathënien e Papës Françeskut “Ne nuk jemi Organizata jo qeveritare”.

25 gusht 2018, 12:09