Kërko

First anniversary of the terrorist attacks in Barcelona First anniversary of the terrorist attacks in Barcelona 

Përvjetori i atentatit nё Barcelonë: Ipeshkvijtë spanjollë luten "për viktimat, për familjet e tyre dhe për fundin e terrorizmit"

"Në përvjetorin e parë të atentatit në Barcelonë, Konferenca e Episkopale e Spanjës i lutet Zotit për viktimat, për familjet e tyre dhe për përfundimin e terrorizmit". Kёshtu shkruan në një tweet zëdhënësi e sekretari i Konferencës Episkopale.

R.SH. - Vatikan

"Në përvjetorin e parë të atentatit në Barcelonë, Konferenca e Episkopale e Spanjës i lutet Zotit për viktimat, për familjet e tyre dhe për përfundimin e terrorizmit". Kёshtu shkruan në një tweet zëdhënësi e sekretari i Konferencës Episkopale, imzot José Maria Gil Tamayo.

Mё 17 gusht 2017 në Las Ramblas të Barcelonës, hapësirë turistike e famshme në qytetin spanjoll, terrorizmi islamik goditi me njё kamion qё u vërsul mes turmës, duke shkaktuar 13 të vdekur e rreth 100 të plagosur, me kombësi të ndryshme. Shteti Islamik Isis mori përsipër atentatin.

Përballë këtij fakti tragjik dhe të urryer - lexohej në deklaratё mё 18 gusht 2017 - Konferenca Episkopale spanjolle dëshiron, sidomos, të shprehë afërsinë e lutjen për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre. Dëshirojmë gjithashtu - vijonte nota e ipeshkvijve - t’i shprehim mbështetjen tonë edhe mbarë shoqërisë, që sulmohet nga aksione të tilla, e, këtë herë, qytetarëve të Barcelonës dhe forcave të sigurimit.

Njëkohësisht – nënvizonin ipeshkvijtë spanjoll - e dënojmë ashpër çdo shfaqje të terrorizmit, praktikë thellësisht e mbrapshtë e krejtësisht e papajtueshme me vizionin moral të drejtë e të arsyeshëm të jetës. Akte të kësaj natyre jo vetëm që e lëndojnë seriozisht të drejtën për jetë e liri, por janë edhe shprehje e intolerancës dhe e totalitarizmit më të egër.

Dhimbja e Papës Françesku

Papa Françesku u shqetësua thellësisht, sapo mori vesh lajmin e atentatit. Në një njoftim tё para njё vitit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, drejtori i saj Greg Burke, njoftonte se Ati i Shenjtë Bergoglio lutej për viktimat dhe i shprehu afërsinë e tij gjithë popullit spanjoll, veçanërisht të plagosurve dhe familjarëve të viktimave. Spanjës, goditur edhe në vitin 2004 me atentatet e Madridit, i shprehu ngushëllime e solidaritet e gjithë  bashkësia ndërkombëtare.

17 gusht 2018, 08:25