Flamuri i Kosovës Flamuri i Kosovës 

Parlamenti evropian vlerëson marrëdhëniet me Kosovën, Maqedoninë e Bosnjë-Hercegovinën

Javë e ngarkuar në Parlamentin Evropian, i cili do të përqendrohet në vlerësimin e disa shteteve ballkanike. Ndër temat, edhe mundësia që kosovarët të hyjnë pa vizë në Bashkimin Evropian

R.SH. - Vatikan

Ballkani, në qendër të vëmendjes së Europarlamentit, gjithë kësaj jave. Eurodeputetët e Komisionit për Punët e Jashtme do të takohen të mërkurën, 29 gusht, me ministrin e jashtëm të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, para se të diskutojnë mbi relacionin 2018 të Komisionit, që përmbledh vlerësime për vendin gjatë vitit. Më pas, deputetët do të shqyrtojnë relacionin mbi Bosnjë-Hercegovinën dhe hapat e bëra nga qeveria e Sarajevës. Të nesërmen, më 30 gusht, anëtarët e Komisionit për liritë civile do të votojnë nëse duhen hapur apo jo bisedimet për t’u lejuar qytetarëve të Kosovës të hyjnë pa vizë në Bashkimin Evropian. Nëse kjo do të bëhet e mundur, kosovarët mund të hyjnë në territorin Shengen me pasaportë biometrike, për 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

28 gusht 2018, 12:52