Në Nikaragua vijojnë protestat Në Nikaragua vijojnë protestat 

Ndërpriten veprimtaritë e DBR-së parashikuar në Nikaragua

Kisha e Nikaraguas vendosi t’i ndërpresë veprimtaritë e parashikuara në kuadrin e Juventud de Panamá 2019. Nuk do të jetë, pra, një nga vendet e mikpritëse të kësaj Dite Botërore, siç ishte parashikuar.

R. SH. - Vatikan

Kisha e Nikaraguas vendosi t’i ndërpresë veprimtaritë e parashikuara në kuadrin e Juventud de Panamá 2019. Nuk do të jetë, pra, një nga vendet e mikpritëse të kësaj Dite Botërore, siç ishte parashikuar.

Për shkak të situatës së rëndë, Konferenca ipeshkvnore vendosi të mos i mikpresë të rinjtë e Ditëve Botërore në dioqezat e saj. Përmes një komunikate shtypi, ati Jhader Hernandez i CEN (Konferencës Ipeshkvnore Nikaraguane), i drejtoi një letër imzot José Domingo Ulloa-s, Kryetar i Komitetit Organizator  të DBR-së 2019.

Ndërkaq Organizata e Shteteve Amerikane (OSA) miratoi dje, në Washington (me 20 vota në favor, 4 kundër e 8 abstenime) një  rezolutë  promovuar nga tetë vende (SHBA, Kanada, Meksika, Kulumbia, Kili, Peruja, Brazili e Argjentina) për krijimin e një grupi pune, që ta ndjekë situatën në Nikaragua dhe të mbështesë dialogun kombëtar për zgjidhjen paqësore të krizës. Ortega, duke u shprehur kundër krijimit të këtij oganizmi, e akuzoi se “synon të ndërhyjë në punët e brendshme, që janë vetëm në kompetencën e shtetit  të Nikaraguas”.

Ipeshkvi-ndihmës i Managuas, imzot Silvio Báez, e falënderoi për ndërhyrjen Osa-n, sipas së cilës dhuna që shpërtheu më 18 prillin e kaluar ka shkaktuar deri tani 317 të vdekur (195 sipas Ortegës, 450 sipas organizatave humanitare të vendit). Pikërisht për shkak të kësaj atmosfere, aspak premtuese, Konferenca ipeshkvnore e Nikaraguas vendosi të mos i mikpresë të rinjtë e Ditës Botërore të Rinisë 2018, ashtu siç do të kishte dëshiruar.

03 gusht 2018, 13:33