Kërko

 Patriku Kirill Patriku Kirill 

Më 31 gusht, Patriku i Moskës, Kirill, për vizitë tek Patriku Bartolomeu

Më 31 gusht Patriku i Moskës, Kirill, do të shkojë në Stamboll, për t’u takuar, në Fanar, me Patrikun Bartolomeu, kryepeshkop i Kostandinopojës.

R. SH. - Vatikan

Më 31 gusht Patriku i Moskës, Kirill, do të shkojë në Stamboll, për t’u takuar, në Fanar, me Patrikun Bartolomeu, kryepeshkop i Kostandinopojës, e për të biseduar për “çështje me interes të përbashkët”. Lajmi u dha dje nga të dy patriarkanat. “U krijuan kushtet për të uruar që  ky takim të jetë ngjarje shumë pozitive, duke kontribuar për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kostandinopojës dhe Patriarkanës së Moskës si dhe për forcimin e lidhjeve ndërortodokse në përgjithësi” - shpjegoi kryeprifti Nikolaj Danileviç, zëvendës-kryetar i departamentit për marrëdhëniet e jashtme kishtare të Patriarkanës së Moskës. Ndërsa zëvendës-kryetari tjetër, kryeprifti Nikolaj Balashov, u kufizua të sqarojë  se agjenda e bisedimeve është ende në diskutim. Në korrik, një delgacion  i Kostandinopojës ishte në Moskë, ku u prit nga Kirilli, duke vënë kështu bazat e takimit të ardhshëm të rangut të lartë. Takimi i mëparshëm i Bartolomeut me Kirillin u mbajt në janar 2016, gjatë sinasit të primatëve të Kishave ortodokse autoqefale vendase, në Chambésy të Zvicrës. Dy Patrikët janë takuar të paktën në katër raste: në mars 2014, në Stamboll; në tetor 2013, në Podgoricë; në maj 2010, në Moskë dhe në korrik 2009, në Fanar.

08 gusht 2018, 13:10