Kërko

Sant'Eusebio, Basilica di san Paolo fuori le mura Sant'Eusebio, Basilica di san Paolo fuori le mura 

Më 17 gusht kalendari kishtar përkujton Shën Euzebin, Papë

Dihet se ishte grek, se e drejtoi Kishën universale nga 18 marsi i vitit 309, kur u zgjodh papë, e deri më 17 gusht të të njëjtit vit, kur ndërroi jetë, duke e dëshmuar me guxim Krishtin. apnia e tij tregohet në një këngë lavdërimi, shkruar nga Papa Damasi I.

R.SH. - Vatikan

Të dhënat për Shën Euzebin, Papë janë të pakta. Dihet se ishte grek, se e drejtoi Kishën universale nga 18 marsi i vitit 309, kur u zgjodh papë, e deri më 17 gusht të të njëjtit vit, kur ndërroi jetë, duke e dëshmuar me guxim Krishtin e se, gjatë kësaj papnie të shkurtër, u mor me të ashtuquajturit ‘lapsi’, dmth me ata që gjatë persekutimeve e kishin mohuar fenë e krishterë, ndërsa në kohë paqeje, kërkonin të riktheheshin në gjirin e Kishës.

Vdiq në mërgim, në Siceli, ku u internua nga Maksenci. Fitoi kështu palmën e martirit. Pas vdekjes u mbart në Romë e u varros ndër katakombet e Shën Kalistit, pranë papës Kaio, në një kriptë të gjerë e të ajrosur mirë, që shërbente dhe për kremtimet e bashkësisë. 
Papnia e tij tregohet në një këngë lavdërimi, shkruar nga Papa Damasi I.

17 gusht 2018, 13:30