2018.08.07 San Massimiliano Maria Kolbe, presbitero e francescano polacco 2018.08.07 San Massimiliano Maria Kolbe, presbitero e francescano polacco 

Më 14 gusht kalendari përkujton Shën Maksimilianin Kolbe, meshtar e martir

Mbajti menjëherë qëndrim të prerë kundra nacionalsocialistëve, e nazistët e internuan në kampin e shfarosjes në Aushvic. Nga fundi i korrikut të vitit 1941, derisa njëri nga të internuarit dënohej me vdekje, Atë Kolbe u tregua u gatshëm të zinte vendin e të dënuarit për vdekje. Fali jetën e vet, për të shpëtuar një tjetër jetë.

R.SH. - Vatikan

Duke shfletuar kalendarin e 14 gushtit, Kisha kremton festën e Shën Maksilimianit Kolbe, meshtar heroik e martir. Mes tjerash pati shkruar: “Vetëm dashuria krijon e ndërton”: një sfidë e një trashëgimi për të ardhmen e botës. Maksimiliani Kolbe lindi më 7 janar të vitit 1894 në Zdunksa-Wola në Poloni; emri i tij që mori në pagëzim ishte Raimond. Më 1939, kur gjermanët e pushtuan Poloninë, Kolbe vijonte të jetonte në kuvendin e vet të Fretërve të Vegjël Konventual.

Mbajti menjëherë qëndrim të prerë e të hapur kundra nacionalsocialistëve. Kështu, Maksilimilani u bë njeri i padëshirueshëm, prandaj nazistët e internuan në kampin e tmerrshëm të shfarosjes në Aushvic. Ishte muaji shkurt i vitit 1941. Që nga kjo ditë ai nuk ishte më as Raimondi e as Atë Maksimiliani, por numri 16.670.

Aty nga fundi i korrikut të vitit 1941, derisa njëri nga të internuarit dënohej me vdekje, Atë Maksimiliani Kolbe u tregua u gatshëm të zinte vendin e të dënuarit për vdekje. Fali jetën e vet, për të shpëtuar një tjetër jetë. Pas dy javë vuajtjesh të tmerrshme, ai shtrinte krahun për gjilpërën me acid fenik, derisa buzët shqiptonin për herë të fundit mbi tokë: “Të falem Mari!”. Ishte Nata e Zojës së Bekuar të Ngjitur në Qiell e ai nuk i kishte mbushur ende 47 vjet. Vdiste me bindjen: “Vetë, dashuria krijon e ndërton”, që e shoqëroi gjithë jetën.

I mbyllur në paradhomën e vdekjes natën e festës së të Ngjiturit të Zojës në Qiell, i inkurajoi nëntë të dënuarit e tjerë ta prisnin fundin duke u lutur e duke kënduar këngë kushtuar Zojës. Pas dy javë agonie, u mbyt pikërisht natën e Festës së Marisë së Ngjitur në Qiell, me një injeksion acidi fenik. Para se të vdiste, i rrethuar nga xhelatët e tij që zgërdhiheshin përqark, atë Kolbe pëshpëriti, me frymën e fundit, fjalët: “Urrejtja nuk i duhet askujt! Mbyt! Vetëm dashuria krijon!”. Shoqëruar me një Të falemi Mari, e fundmja e shtegtimit të tij mbi këtë tokë që, ndërmjet shumë krimesh të llahtarshme, e pa edhe atë të vdekur, krejt pa faj, duke dhuruar, si  Krishti, jetën, për një njeri tjetër.

Themelues i Ushtrisë së Zojës së Papërlyer, lëvizje kishtare e apostullimit marian, Atë Maksimiliani Kolbe qe shpallur i lum nga Papa Pali XVI më 17 tetor të vitit 1979, ndërsa 11 vjet më vonë, më 10 tetor 1982, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Gjon Pali II e shpalli Shenjt e Martir të Kishës.

Me martirizimin e vet, Ai ka sjell “fitoren përmes dashurisë e fesë, në një vend ndërtuar për mohimin e fesë në Zotin e në njeriun” – pati thënë Papa Wojtila për këtë dëshmitar që me dritën e pashkëve e shndriti botën e tmerrshme të kampeve të përqendrimit.

14 gusht 2018, 12:17