Kërko

Funerals of victims of a suicide attack in Afghanistan Funerals of victims of a suicide attack in Afghanistan 

Masakër në një shkollë në Kabul, së paku 34 të vdekur

34 persona u vranë në Kabul, ku një kamikazë vetëvrasës shpërtheu në një shkollë. Viktimat janë kryesisht nxënës 16 - 18-vjeçarë që përgatiteshin për të hyrë në universitet. Unicefi dënon "sulmin e urryer ndaj fëmijëve".

R.SH. - Vatikan

Afganistani, goditur nga një shpërthim i ri dhune, mban zi për të rinjtë e vrarë dje në Kabul, në sulmin kundër një instituti trajnimi për studentë, të cilët po përgatiteshin për provimet e pranimit në universitet, shkaktuar nga Isis.

Paradite funerali i nxënësve
Sot në mëngjes u mbajtën ceremonitë e varrimit të viktimave dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë bilanci i masakrës është 34 të vdekur dhe 56 të plagosur. Megjithatë, dëshmitarët e cituar nga mediat lokale vazhdojnë të raportojnë së janë paku 60 viktima, kryesisht nxënës e studentë të moshave 16 deri në 18 vjeç. Sulmi, i kryer nga një kamikazë vetëvrasës, shpërtheu në një zonë të kryeqytetit me shumicë shiitë

UNICEF-i është "i shqetësuar seriozisht" për dhunën në rritje në Afganistan, sidomos për dhunën e regjistruar javën e kaluar, ku fëmijët vazhdojnë të jenë më të goditurit: "Sulmi i djeshëm në një klasë të një shkolle në gjuhën angleze në Kabul, i cila vrau ose plagosi rëndë me dhjetëra fëmijë të moshës nga 16 deri në 18 vjeç, është i urrye, ngjarje e mjerueshme për t’u dënuar në mënyrë të prerë. Kjo dhunë duhet të pushojë, "tha drejtori i përgjithshëm Henrietta H. Fore. UNICEF-i vazhdon t'u bëjë thirrje të gjitha palëve të konfliktit në Afganistan "t'u përmbahen parimeve humanitare, t'i respektojë ato dhe të garantojë sigurinë e mbrojtjen e të gjithë fëmijëve e nxënësve. Fëmijët nuk janë dhe nuk duhet të jenë objekt i dhunës".

16 gusht 2018, 11:04