Kërko

2018.08.25-26 Viaggio apostolico in Irlanda, incontro mondiale con le famiglie a Dublino 2018.08.25-26 Viaggio apostolico in Irlanda, incontro mondiale con le famiglie a Dublino 

Ipeshkvijtë evropianë, komisioni "Familja dhe Jeta": të promovohet Ungjilli i Familjes

Ipeshkvijtë evropianë: Familja duhet ndihmuar, për të mirën e mbarë njerëzimit. Familja është pasuri për popujt e themel për shoqërinë, asgjë nuk mund ta zëvendësojë plotësisht. Fjalë të qarta, të thjeshta, të prera këto drejtuar të gjithëve, duke përfshirë edhe qeveritarët e ligjvënësit. Familja kërkon vetëdije dhe impenjim nga ana e të gjithëve.

R.SH. - Vatikan

Delegatët e komisionit “Familja dhe Jeta”, të Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës, që kujdesën për baritorinë e familjes të 15 Konferencave Episkopale Evropiane, mbajtën dje në Dublin takimin e parë, në kuadrin e Takimit Botëror të Familjeve (21-26 gusht).

Krijuar nga asambleja plenare e Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës (CCEE) në vitit 2017, ky Komision i ri "ka si detyrë – pohohet në një deklaratë të CCEE-së - për të promovuar Ungjillin e Familjes".  “Familja duhet ndihmuar”, pohuan, sepse është e nevojshme për të mirën e mbarë njerëzimit. Familja është pasuri për popujt e themel për shoqërinë, asgjë nuk mund ta zëvendësojë plotësisht. Fjalë të qarta, të thjeshta, të prera këto të Komisionit “Familja dhe Jeta” drejtuar të gjithëve, duke përfshirë edhe qeveritarët e ligjvënësit, që të kuptojnë se lidhja martesore, përmes së cilës burri e gruaja japin besën të qëndrojnë gjithë jetën përkrah njëri –tjetrit, është një e mirë e madhe për mbarë njerëzimin. E ardhmëria e familjes kërkon vetëdije dhe impenjim nga ana e të gjithëve".

Punimet, të udhëhequra nga kryetari i Komisionit, kryeipeshkvi i Shën Andreut dhe Edinburgut, Imzot Leo Cushley, filluan me një prezantimin e shkurtër të ipeshkvijve të deleguar për kujdesin baritor të familjes të 15-të Konferencave Episkopale në Evropë. Shkëmbimi i përvojave, opinioneve dhe ideve do të mundësojë përpunimin e disa propozimeve për punën gjatë viteve të ardhshme, që do t'i prezantohen Kryesisë dhe Asamblesë Plenare të ardhshme të Këshillit të Konferencave Episkopale të Evropës, që është planifikuar të zhvillohet në datat 13-16 shtator në Poznań të Polonisë.

24 gusht 2018, 15:59