Versioni Beta

Cerca

Vatican News
IRAQ-CONFLICT-UNICEF-DISPLACED-EDUCATION IRAQ-CONFLICT-UNICEF-DISPLACED-EDUCATION  (AFP or licensors)

Dita Botërore Humanitare: Unicefi kujton përkushtimin dhe guximin e veprimtarëve humanitarë

Drejtoresha e Përgjithshme e UNICEF-it, Henrietta H. Fore, me rastin e Ditës Botërore Humanitare ( më 19 gusht), thotë se UNICEF-i vlerëson përkushtimin dhe guximin e veprimtarëve në botë, ripohon përkushtimin në favor të miliona fëmijëve e të rinjve që kanë nevojë për mbështetje e mbrojtje.

R.SH. - Vatikan

Me rastin e Ditës Botërore Humanitare ( më 19 gusht), UNICEF-i ka dashur “të vlerësojë përkushtimin dhe guximin e veprimtarëve humanitarë në botë, të nderojë përkujtimin e të gjithë atyre që kanë humbur jetën gjatë misionit e punës së tyre, si dhe të ritheksojë përkushtimin e ketij organizmi nderkomebtar në favor të miliona fëmijëve e të rinjve që kanë nevojë për mbështetje e mbrojtje". Kështu tha Drejtoresha e Përgjithshme e UNICEF-it, Henrietta H. Fore, duke kujtuar atentatin ndaj ‘Canal Hotel’ në Bagdad, Irak, 15 vjet më parë, kur u vranë 22 persona, ndër ta edhe kolegu i UNICEF-it, Chris Klein-Beekman , si dhe i dërguari i OKB-së, Sergio Vieira de Mello. "Sulmi pat tronditur botën, e meqenëse krizat humanitare janë rritur si në frekuencë e po kështu edhe në kompleksitet, - tha Fore -, si pasojë është shtuar edhe rreziku për veprimtarët humanitarë – e po kështu është rritur edhe numri i të vdekurve në mesin e tyre". "Puna e kolegëve tanë humanitare, që ofrojnë asistencë, mbështetje dhe shpresë për miliona njerëz në mbarë botën e goditur nga konfliktet dhe fatkeqësitë, është pak të thuash heroike – tha Fore-. Shpesh kjo punë konsiderohet si diçka e zakonshme, por nuk është kështu, kërkon një përkushtim, forcë e guxim të veçantë”.

Dita Botërore Humanitare ka për qëllim për të përkujtuar guximin e tyre, përkushtimin dhe sakrificën, veçanërisht në Jemen e në Sudanin e Jugut", një nga vendet më të rrezikshme për veprimtarët humanitar, ku pikërisht muajin e kaluar u sulmua një karvan me ndihma të UNICEF-it, me pasoja fatale". Fore kërkon që "aty ku është e mundur, të mbrohet ata që punojnë e janë të impenjuar për të mbrojtur jetën e njerëzve, si dhe për ata që më së shumti kanë nevojë: fëmijët e botës".

20 gusht 2018, 16:28