Kërko

Yassine Lafram, 32 anni, eletto nei giorni scorsi nuovo presidente dell’Unione delle comunita e organizzazioni islamiche italiane Ucoii Yassine Lafram, 32 anni, eletto nei giorni scorsi nuovo presidente dell’Unione delle comunita e organizzazioni islamiche italiane Ucoii 

Yassine Lafram, fytyra e re e Islamit. "Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të mirë"

Një apel për katolikët dhe myslimanët e Italisë nga Yassine Lafram: "Unë do të doja t'u thoja atyre që t’i kapërcejmë paragjykimet dhe distancat, ta bëjmë shoqërinë italiane më të mirë se ёshtё".

R. SH. - Vatikan

Një apel për katolikët dhe myslimanët e Italisë: "Unë do të doja t'u thoja atyre që t’i kapërcejmë paragjykimet dhe distancat. Të gjithë, në këto vite, i kemi kultivuar e pjekur brenda nesh. Por sot kemi një detyrë të rëndësishme dhe është një detyrë e pёrbashkёt e komuniteteve tona: ta bëjmë shoqërinë italiane më të mirë se ёshtё".

Flet kёshtu për agjencinë Sir, Yassine Lafram, 32 vjeç, i cili ёshtё zgjedhur kohёve tё fundit president i ri i Unionit të Bashkësive dhe Organizatave islamike Italiane (Ucoii). Ndër prioritetet e udhëheqjes sё re: hartimi e shënimi i tё gjitha vendeve të kultit, lufta kundër radikalizimit në burgje, edukimi dhe formimi i të rinjve.

Italianë, të rinj, të sinqertë dhe të vendosur për të jetuar në shoqërinë italiane si qytetarë me tё drejt të plotë. Ndryshon fytyra e Islamit italian. Dhe për të përfaqësuar atë ёshtё thirrur një djalë i ri nga Bolonja me emrin: Yassine Lafram, 32 vjeç, i  cili ёshtё zgjedhur president i ri i Bashkimit të Bashkësive dhe Organizatave Islame Italiane (Ucoii). Ndihmohet nga një grua si zëvendës-presidente, Nadia Bouzekri, 25 vjeçe, ish zëvendës-presidente e Shoqatës së të rinjve myslimanë të Italisë.

Është pra një "ekip", i njohur prej kohësh në fushën e dialogut ndërfetar, nga i cili shquhen emrat si Nader Akkad, imam i Triestes, dhe Kamel Layachi, imam r edukator i grupeve rinore e familjare. Akti i parë i komitetit të ri ishte paraqitja nё një konferencë shtypi, organizuar në Dhomën e Deputetëve, një shenjë e qartë e një Islami që nё ambientet e Parlamentit Italian ndihet si në shtëpi dhe tё një populli mysliman që i jeton me bindje vlerat e sanksionuara nga Kushtetute e Republikës.

"Unë jam para se gjithash një qytetar italian, i fesë myslimane", saktëson Sir Lafram, duke shpjeguar se si objektiv parësor për këtë brez të myslimanëve ёshtё arritja e një Marrëveshje me qeverinë e re italiane, nga cila presim tё "njoh edhe për ne të drejtën e sanksionuar nga Kushtetuta për të mundur ta jetojmë e të praktikojmë lirisht fenë tonë " .

20 korrik 2018, 12:22