TOPSHOT-PAKISTAN-POLITICS-ELECTION TOPSHOT-PAKISTAN-POLITICS-ELECTION 

Një atentat në Pakistan shkakton mbi 30 të vdekur

Një kamikazë - vetëvrasës shpërtheu para një qendre votimi, pikërisht ditën ku vendi po voton për të rinovuar Parlamentin.

R.SH. - Vatikan

Një kamikazë - vetëvrasës shpërtheu para një qendre votimi, pikërisht ditën ku vendi po voton për të rinovuar Parlamentin. Shteti vetëshpallur Islamik ka marrë përsipër atentatin vetëvrasës të mëngjesit të sotëm, që ndodhi përpara një qendre votimi në Quetta të Pakistanit. Në atentat u vranë të paktën 30 vetë. "Një atentator vetëvrasës i veshur me një jelek shpërthyes goditi një vendvotim” në Quetta, njofton organizata xhihadiste 'Amaq'.

Më parë, gjithmonë në provincën e trazuar të Baluchistanit, një agjent u vra në një tjetër sulm me një granatë, po në një qendër votimi, në fshatin Koshk, ndërsa tre persona tjerë u plagosën në një shpërthim jashtë një qendre votimi në Larkana, në pjesën qendrore të vendit.

106 milionë qytetarë të Pakistanit janë të thirrur në votime për të zgjedhur 272 anëtarë të Parlamentit. Tre kandidatë janë vranë gjatë këtij muaji. Prandaj, këto zgjedhje mbahen në një atmosferë tejet të tensionuar.

Konferenca e Ipeshkvijve katolikë të Pakistanit ndan bashkë me çdo qytetar të Pakistanit dëshirën që "zgjedhjet të jenë transparente, që çdo hap i procesit zgjedhor të kuptohet lehtë dhe që votat të jenë publike për të gjithë”. Pakistani po "kërkon një ndryshim", synon një "progres", kërkon "harmoninë kombëtare dhe ndërkombëtare", e cila vjen e kalon para së gjithash nga luftimi i korrupsionit të shfrenuar dhe nepotizmit të përhapur në politikë.

Sfida, sipas vëzhguesve vendas, është ndërmjet tri partive: Lidhjes myslimane të Pakistanit, e cila edhe mund të penalizohet nga dënimet e fundit për korrupsion që kanë goditur ish-kryeministrin Nawaz Sharif,  Partisë Popullore Pakistane të Bhutto dhe Partisë Lëvizja për Drejtësinë e Pakistanit, kjo e fundit drejtohet nga ish-kampioni i cricket (krikët) Imran Khan.

Sipas vëzhguesve, kësaj radhe mund jetë hera e parë që dorëzim-pranim i pushtetit të vendit të kalojë ndërmjet qeverive civile, pas ndonjë konflikt. Në këto votime, ndikon edhe çështja e historisë së Nawaz Sharif i cili, më 12 korrikun e kaluar, qe arrestuar në Lahore, ku kishte ardhur nga një fluturim prej Londrës.

25 korrik 2018, 16:55