Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu 

Artan Shkreli, kemi gjetur një hartë të vitit 1455 që përmend Gjergj Kastriotin

Arkitekti Artan Shkreli, në mikrofonin e Radio Vatikanit, sjell njoftimin e zbulimit të një harte të vitit 1455 që i referohet një krahine me ermin e Kastriotit, e cila është diku midis Lezhës e Beratit dhe Durrësit e Manastirit. Harta gjendet në arkiva të Romës.

R.SH. - Vatikan

Jemi në gjysmën e Vitit Jubilar mbarëkombëtar kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mbi nismat dhe programet jubilare që janë organizuar në Shqipëri nga qeveria e Tiranës, flasim me Zëvendës ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës së Shqipërisë, arkitektin Artan Shkrelin, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit sjell njoftimin e një zbulimi të rëndësishëm, është fjala për një hartë të vitit 1455 që i referohet një krahine me ermin e Kastriotit, zonë që është diku midis Lezhës e Beratin në nivelin vertikal, dhe diku midis Durrësit e Manastirit në nivelin horizontal. Harta që është  zbuluar, pohon arkitekti Shkreli, gjendet në arkiva të Romës. Po më hollësisht në mikrofonin e dom David Gjugjës ta dëgjojmë Artan Shkrelin....

në mikrofonin e dom David Gjugjës ta dëgjojmë Artan Shkrelin.
23 korrik 2018, 15:58