Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Card. Jean Louis Tauran Card. Jean Louis Tauran 

Kard. Tauran: Tveit (Wcc), "lë një trashëgimi të pasur me rezultate që do të vlerësohen në vite"

Sekretari i Këshillit Botëror të Kishave Tveit: Ajo e kardinalit Jean-Louis Tuaran ka qenë një "jetë guximi, dhembshurie dhe angazhimi. Ndërtoi ura të mirëkuptimit e respektit të ndërsjellët mes besimeve të ndryshme”.

R. Sh. - Vatikan

Ajo e kardinalit Jean-Louis Tuaran ka qenë  një "jetë guximi, dhembshurie dhe angazhimi",  me këto fjalë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave (WCC ) Olav Fykse Tveit ka shprehur ngushëllimin për vdekjen e Kryetarit të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar.

Kardinali Tauran "është vlerësuar shumë nga partnerët ndërfetar për aftësinë e tij për të ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellët me njerëzit e besimeve të ndryshme", tha Tveit.

Ai punoi për "pasurimin e ndërsjellë të të gjithëve përmes bashkëjetesës paqësore dhe është përpjekur në mënyrë aktive për të kultivuar një kulturë të paqes duke zhdukur dhunën e urrejtjen, si dhe duke promovuar harmoninë dhe besimin," tha Tveit duke iu referuar në mënyrë të veçantë kontributit të kardinalit Tuaran për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar dhe Këshillit Botëror të Kishave. Kardinali Tuaran "lë një trashëgimi të pasur rezultatet e së cilës që do të vlerësohen në vitet që vijnë".

11 korrik 2018, 14:45