Kërko

 Takimi i rangut të lartë Putin-Trump në Helsinki Takimi i rangut të lartë Putin-Trump në Helsinki 

Takimi Putin-Trump: të lihet pas shpine klima e luftës së ftohtë

Duhet të ishin nëntëdhjetë minuta, u bënë 120. Takimi i djeshëm i rangut të lartë në Helsinki, ndërmjet Donald Trump e Vladimir Putin, u hap me vëmendjen përqendruar mbi gjendjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

R. SH. - Vatikan

Takim i sinqertë e miqësor: presidenti rus Putin i quajti kështu dy orët e kaluara sy për sy me homologun amerikan Trump. Ta lëmë pas shpine klimën e luftës së ftohtë - tha rusi - duke  prekur sakaq pikën kryesore: “nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrjeje ruse në votimet amerikane”.

Russiagate: as marrëveshje të fshehta e as intriga

Trump,  duke marrë shtytjen nga fjalët e Putin, përsëriti menjëherë se Russiagate është farsë, që i ndau të dy vendet, se nuk kishte as marrëveshje të fshehta e as  intriga e se Hillary Clinton u mund  ndershmërisht.

Bashkëpunim reciprok

Putin shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me prokurorin Mueller, por sipas parimit të reciprocitetit. Rusët duhet, prej këndej, t’i marrin në pyetje agjentët me veprimtari ilegale në Rusi, gjë i kujtoi menjëherë bashkëbiseduesit 12 agjentët rusë, të akuzuar në SHBA javën e kaluar.

Irani dhe tregu, në agjendë

Në samit, u vunë në dukje edhe argumente të tjera: ambiciet bërthamore iraniane që, sipas Trump, duhen ndaluar, si dhe kërkesa për bashkëpunimin e Rusisë me SHBA-të për të rregulluar tregun e energjisë. Askush - saktësoi Putin - nuk e dëshiron dumpingun energjitik. (është fjala për fiksimin e çmimit më të ultë të esksportimit, në krahasim me atë që praktikohet në tregun e brendshëm. Fenomen  i konsideruar, përtej disa niveleve, dëmtues për ekulibrat ekonomike e tregtare).

17 korrik 2018, 14:15