Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Sacro Cuore di Gesù Sacro Cuore di Gesù 

Shenjtorët Akuila e Prishila, bashkëshortë martirë e nxënës të Shën Palit

Shën Akuila e Prishila, ishin dy bashkëshortë shumë të dashur për apostullin Pal. Akuila, jude me prejardhje nga Ponti, pasi mbërriti në Romë u martua me Prishilën. Pali vlerësoi menjëherë cilësitë e dy bashkëshortëve dhe u kërkoi mikpritje në shtëpinë e tyre në Korint.

R. SH. - Vatikan

Më 8 korrik, kalendari kishtar përkujton Shën Akuilën e Shën Prishilën, dishepuj shumë të dashur të Shën Palit e bashkëpunëtorë në kauzën e Ungjillit, i cili i kujton me emër në Letrat e tij, posaçërisht në Letrën shkruar Efezianëve, Korintianëve e Romakëve. Akuila ishte hebre i ardhur nga Ponto i Azisë së Vogël, në Romë, e ku u martua me të shoqen, Prishilën, e po ku kishte hapur edhe një punishte për regjjen e lëkurave.

Shën Pali Apostull duke i njohur cilësitë e mira dhe virtytet e këtij çifti bashkëshortor, u kërkoi të mikpritët e të banonte në shtëpinë e tyre në Korint. Dy bashkëshortët e shoqëruan Palin edhe në Siri, deri në Efez. Këtu e përgatitën në katekizmin e krishterë Apolin, jude nga Aleksandria e gojëtar i njohur, njohës i madh i Shkrimeve të Shenjta, por  nuk kishte shumë njohuri për doktrinën e krishterë, si për shembull për pagëzimin e Jezusit. Akuila e Prishila e përgatitën dhe e pagëzuan para se të niseshin për në Korint.

Bashkëshortët e krishterë Akuila e Prishila, janë përfaqësues tipikë të shërbimit të laikëve në Kishë në kohët e para të krishterimit e simbol i vlerёs sё familjes të themeluar mbi vlerat e fesë.  Akuila e Prishila  ishin dy bashkëpunëtorë shumë të rëndësishëm të Shën Palit në apostullimin e tij. Bashkëshortë Akuila e Prishila jetuan 40-50 vjet pas vdekjes së Krishtit. 

Nuk dihet me siguri  e saktësi as data e lindjes, as ajo e vdekjes së bashkëshortëve martirë, por dimë me siguri se qenë model i besnikërisë bashkëshortore e dëshmitarë të bindur e shembullor në fenë e krishterë. Të vetmet burime mbi ta janë citimet biblike. Disa e identifikojnë Prishilën me virgjërën dhe martiren romake Priska e Akuilën me njërin nge banorët e Açilies, e lidhur me Katakombe, prandaj të dy kanë vdekur të martirizuar me kokëprere.

E dimë edhe se menjëherë pas paqes Kostandiniane, për nder të tyre u ngrit një Kishë. Charl de Foucauld thoshte: “Duhet të bëjmë edhe sot, siç bënin dy njerëz të kohëve të lashta, duhet të mësojmë nga Akuila e Prishila, që flijuan jetën, për të mbrojtur sivëllezërit në fe”.

08 korrik 2018, 09:52