2018-01-31 interno abbazia vetrate 2018-01-31 interno abbazia vetrate 

Shenjtorët e javës 8-15 korrik

Marku (6, 1-6.) në fragmentin e Ungjillit të kësaj së diele na tregon për Jezusin që mëson në sinagogën e Nazaretit, në mesin e bashkatdhetarëve të tij. Megjithëse janë të mahnitur nga mësimi dhe nga mrekullitë që bën i Jezusit, banorёt e Nazaretit e refuzojnë, sepse e njohin atë e familjen e tij dhe kjo për ta është një shkak shkandulli. E Jezusi habitet nga feja e tyre e vogël.

R. SH. - Vatikan

E diel 8 korrik, Kisha katolike kremton të Dielën 14-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 8 korrik, kalendari përkujton shënjtorët Akuila e Prishilla e shën Adrianin III.  Shën Marku në Ungjillin e kësaj së diele tregon se si bashkëqytetarët e Jezusit, banorët e Nazaretit, një ditë e refuzuan bashkёvendasin e tyre, Jezusin, ia mbyllën derën në fytyrë. Dhe Jezusi u largua nga qyteti i tij i habitur dhe i trishtuar për mosbesimin e tyre. 

Të hënën më 9 korrik, kalendari kishtar përkujton edhe shenjtorët Agostini Zhao Rong, meshtar e Shokët, martirë kinezë; shën Adrianin III, Papë, shën Veronikën Gjuliani, abateshë, klarise kapuçine. Liturgjia e festës na kujton se Jezusi është në qendër të gjithçkaje dhe na kërkon ta vëmë mbi gjithçka: mbi prindërit, mbi bijtë e edhe mbi jetën tonë. Vetëm kështu nxënësi bëhet i denjë për Jezusin. Është një kërkesë që s’të lë në paqe, sepse i ngjet shpatës, që pret çdo lidhje.

Të martën më 10 korrik, kalendari  kishtar përkujton shenjtoret Rufina, Sekonda, Anatolia e Vitorja, martire.  Liturgjia e ditës na paraqet kërkesën qendrore e rrënjësore të moralit të krishterë: dashurinë. Të jemi të vëmenshëm e të kujdesimi sipas shëmbëlltyrës së samaritanit të mir

Të mërkurën më 11 korrik, kalendari kishtar përkujton Shën Benediktin, Abat, nga Norça, pajtor i Evropës, që ndër shqiptarë njihet edhe me emrin Bekimi - e Shën Piun I papë. Shën Benedikti është ati i jetës murgare perëndimore. Rregulli i tij, që përmbledh traditën murgare lindore, duke e përshtatur me botën latine, hap rrugën e re të qytetërimit evropian, pas rënies së qytetërimit romak. Në brazdën e hapur nga Benedikti në mbarë kontinentin e vjetër, u mbollën e mbinë manastire të shumtë, qendra përshpirtërie të thellë dhe fanarë që vijojnë të japin dritë edhe sot, kur shumë prej tyre janë materialisht s’janë, veçse rrënoja.

Të enjten më 12 korrik, kalendari kishtar  përkujton Shën Veronikën. Emri i saj përmendet për herë të parë në Ungjijtë apokrifë, lidhur me gruan që vuante nga hemorragjia, për të cilën ungjijtë kanonikë tregojnë çau turmën për të prekur kindin e petkut të Jezusit dhe u shërua në vend.

Të premten më 13 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Henrikun II Duka i Bavarìsë, qe kurorëzuar perandor më 1014 nga Papa Benedikti VIII. Mbretëroi duke u përkujdesur për promovimin dhe ngritjen njerëzore të krishterë të njerëzve. Prapa insistimit të tij papa Benedikti VIII e vendosi Besojmën e krishterë në Meshën e së dielave e të festave kryesore.

Të shtunën më 14 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Kamilin de Lellis, meshtar. Lutja që Shën Kamili pëlqente më shumë e të cilën e përsëriste më shpesh: “Do të desha një zemër të madh sa vetë bota!”. Një zemër që i zë të gjithë njerëzit. Jetoi me moton: “T’u shërbesh të varfërve, do të thotë t’i shërbesh vetë Krishtit”. Kamili gjeti kështu idealin, për të cilin ia vlen të shkrish të gjitha energjitë e jetës.

Të dielën e ardhshme më 15 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën 15-të gjatë kishtar, e gjithnjë më 15 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Bonaventurën nga Bagnoregio, ipeshkëv e dijetar i Kishës, teolog e mistik i madh françeskan. Liturgjia hyjnore na kujton se në mbarim të jetës sonë, kur do të prekim bregun tjetër, vetë Zoti do t’i marrë në duart e tij veprat tona të mira. Atje do të vijnë edhe engjëjt e do të pastrojnë, bashkë me Të, çka nuk është pastruar plotësisht në jetën tonë. E në dorë të Zotit do të mbetet vetëm dashuria e jetuar.

08 korrik 2018, 09:46