Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Një baba me fëmijën e vet në Afganistan Një baba me fëmijën e vet në Afganistan  (AFP or licensors)

Save the children: 10 milion “skllevër të vegjël” në botë

Në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve “Save the children”, denoncohet skllavërimi i 10 milion fëmijëve në botë.

R.SH. - Vatikan

Në vitin 2016, vlerësohet se së paku 10 milion fëmijë në botë kanë qenë viktima të punës së detyruar, janë shfrytëzuar për qëllime seksuale dhe për punë të zezë. Kështu shkruhet në raportin e fundit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve “Save the children”.

         Në rrezik janë sidomos emigrantët e vegjël dhe vajzat, që shfrytëzohen seksualisht, duke marrë si shpërblim, thjesht, kalimin e kufirit. Në rritje, të miturat nigeriane dhe rumene, që detyrohen të mbushin udhët e prostitucionit, duke hyrë në një nga trafikët më me përfitim për shfrytëzuesit.

27 korrik 2018, 14:08