Kërko

2018.07.05 Paolo Ruffini 2018.07.05 Paolo Ruffini 

Ruffini, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për media: Padula,"shenjë e një Kishe gjithnjë e më në dalje"

Padula: Emërimi i Paolo Ruffinit në krye të Dikasterit të Vatikanit për mediat është një zgjedhje e rëndësishme, shenjë e një Kishe që është gjithnjë e më shumë në dalje dhe e aftë të kapë e të sfidojë kompleksitetet dhe potencialet e komunikimit bashkëkohor.

R. SH. - Vatikan

"Emërimi i Paolo Ruffinit në krye të Dikasterit të Vatikanit për Komunikim është një zgjedhje e rëndësishme, shenjë e një Kishe që është gjithnjë e më shumë në dalje dhe e aftë të kapë e të sfidojë kompleksitetet dhe potencialet e komunikimit bashkëkohor". Kështu deklaroi Massimiliano Padula, president i Koordinimit të shoqatave të komunikimit në Itali (Copercom), duke komentuar emërimin e Ruffinit si Prefekt të Departamentit të Selisë së Shenjtë për Komunikim.

"Ati i Shenjtë  Bergoglio - vazhdon Padula - ka zgjedhur një profesionit të shquar, një person me famë profesionale, një njeri të butë dhe largpamës, një gazetar ekspertë, duke ven në pak edhe një herë se sa e rëndësishme është të hapet shtigjet dhe rivendosen veprimet që komunikojnë Kishën universale në origjinalitetin dhe bukurinë e saj".

05 korrik 2018, 17:36