NICARAGUA-UNREST-STUDENTS NICARAGUA-UNREST-STUDENTS 

Nikaragua, apeli i Kishës: mos të lihet vetëm populli

Situata dramatike në Nikaragua, nga ku vijnë lajme të Kishave të dhunuara e tё ndeshjeve ndërmjet protestuesve e forcave paraushtarake tё qeverise. Organizata e Shteteve Amerikane dёnon dhunёn, kёrkon zgjedhje të parakohshme, tërheqjen e forcave paraushtarake dhe respektimin e të drejtave njerëzore.

R. SH. - Vatikan

Situata gjithnjë e më dramatike në Nikaragua, nga ku vijnë lajme dhe pamje të Kishave të dhunuara e tё ndeshjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave paraushtarake tё qeverise, ku sot kremtohet edhe përvjetori i revolucionit që, 39 vjet më parë, i dha fund diktaturës së Somoza-s. Presidenti aktual Daniel Ortega, një ish guerilë Sandinistë, tash mëse 30 vjet dominon skenën politike të vendit, ekzekutiv i tij iu përgjigj me represion të ashpër, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 360 personave, protestave që filluan para tre muajsh nëpër universitetet shtetërore.

Rezolutë  dënimi i Osa-s

Në prag të përvjetorit të revolucionit sandinistë, Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) miratoi një rezolutë ku bën thirrje, ndërmjet tjerash, për zgjedhje të parakohshme deri në pranverë, për çmontimin dhe tërheqjen e forcave paraushtarake dhe respektimin e të drejtave njerëzor. Rezoluta dënon gjithashtu edhe sulmet ndaj civilëve, si dhe sulmet ndaj anëtarëve e strukturave të Kishës Katolike.

Shkaqet e protestave

Protestat u nxiten, pastaj u shtypën ashpër me gjakderdhje, pas njoftimit në prill të një reforme të diskutueshme të sigurimeve shoqërore, që synonte të siguronte stabilitetin financiar në arkën katastrofale të sistemit të pensioneve të Nikaraguanëve. Kjo reformë, e cila mё vonë ёshtё tërhequr, do të çonte në një rritje të kontributeve që u kërkohej punëtorëve dhe punëdhënësve. Problemet financiare të sistemit të pensioneve pasqyrojnë gjendjen rënd ekonomike tё Nikaraguas, e cila është dobësuar shumë pas krizës që goditi Venezuelën.

19 korrik 2018, 19:50