Kërko

 Nikaragua.: shtegtim për paqen Nikaragua.: shtegtim për paqen 

Nikaragua: një ditë për paqen

Njoftim i ri për situatën në Nikaragua, viktima të reja e lutje për ndërmjetësim e paqe, në vendin e masakruar.

R. SH. - Vatikan

Janë 448, viktimat e ndeshjeve të këtyre ditëve në Nikaragua. Njoftimi bën pjesë në një raport të Shoqatës nikaraguense për të drejtat e njeriut (Anpdh). Raporti vë në dukje se ndërmjet këtyre viktimave, 31 janë fëmijë e të rinj deri në moshën 17 vjeç. Ndërsa të plagosurit janë 2.830 e të burgosurit, 718. Shumica e të vdekurve regjistrohen në kryeqytetin Mangua: 189. Qytetet e tjera të goditura më rëndë janë Masaya(55 viktima), Matalagalpa(32), Leòn e Carazao(28), Jinotega(19) dhe Estelí(17). Në tetë nga dhjetë raste, vdekja është shkaktuar nga armë zjarri.

E, në këto javët e fundit ka shpërthyer furishëm edhe dhuna: regjistrohen 97 viktima, duke nisur nga 11 korriku, e dhënë, kjo, e informacionit të mëparshëm të Anpdh. Të dhënat u përhapën pikërisht sot, kur kremtohen njëqind ditë të manifestimeve kundërqeveritare.

Ndërkaq sot, për herë të dytë pikërisht të premten, Kisha në Nikaragua kremtoi një ditë për faljen e mëkateve e ndërmjetësimin për paqe e pajtim, duke kërkuar ngjinesë e duke shpëndarë në mbarë vendin një lutje të posaçme, shkruar këto ditë, për t’ia besuar Zotit këtë popull të masakruar në të gjitha drejtimet. Ndërsa nesër parashikohet një manifestim solidariteti për Kishën e, posaçërisht, për ipeshkvijtë që, javët e fundit janë goditur në mënyrë të veçantë nga ana e paraushtarakëve. Forcat speciale vijojnë t’i kontrollojnë rreptësisht dy qytetet që, më shumë sesa të tjerat, janë rebeluar kundër regjimit: Masaya e Jinotega.

27 korrik 2018, 14:47