Kërko

Sant Apollinare di Ravenna Vescovo Sant Apollinare di Ravenna Vescovo 

Më 20 korrik kalendari përkujton shën Apolinarin, martir

Me origjinë nga Antiokia, kreu shërbimin ipeshkёvnor në qytetin perandorak të Ravenës. Ka shumë mundësi që këtë detyrë t’ia ketë ngarkuar vetë Shën Pjetri Apostull. Iu kushtua me mish e me shpirt misionit të ungjillëzimit të Emilia Romanjës derisa, sipas traditës, vdiq si martir.

R. SH. - Vatikan

Shën Apolinari, ipeshkëv i Ravenës e martir jetoi ndërmjet shekujve II-III. Me origjinë nga Antiokia, kreu shërbimin ipeshkëvnor në qytetin perandorak të Ravenës. Ka shumë mundësi që këtë detyrë t’ia ketë ngarkuar vetë Shën Pjetri Apostull. Iu kushtua me mish e me shpirt misionit të ungjillëzimit të Emilia Romanjës derisa, sipas traditës, vdiq si martir.

Për kujtimin e tij u ngritën tri bazilika të njohura: e Shën Apolinarit in Classe, ku ruhen reliket dhe një mozaik i famshëm kushtuar Shenjtit, shuguruar në vitin 544 dhe Shën Apolinari i Ri, të dyja pranë Ravenës si dhe bazilika në Dizhon të Francës. Në katedralen e Bolonjës, që e ka zgjedhur si pajtor, sepse qe bariu i parë i vendit, i kushtohet një elter i posaçëm.

Por emri i Shenjtit u bë shumë shpejt i njohur edhe në Gjermani përmes predikimeve të murgjërve benediktinë, kamaldolezë e avelanitë. Meshari Romak e ka caktuar 23 korrikun si ditë të përkujtimit të tij por, me dëshirën e Gjon Palit II, nisi të kremtohej tri ditë para, për t’i lënë vend shenjtorëve të tjerë, që përkujtohen në këtë datë. E më 23 përkujtohet një shenjtore e madhe: shën Brigjida, bashkëpajtore e Evropës.

20 korrik 2018, 11:40