Kërko

COMECE Austria COMECE Austria 

BE-ja dhe Kishat në takimin e Vjenës me Presidencën Austriake

BE-ja dhe Kishat, në takimin e Vjenës me Presidencën Austriake u fol për një Evropë Sociale, emigracionin, taksat e drejta dhe vendet e Ballkanit

R.SH. - Vatikan

Më 23 korrik në Vjenë u mbajt Takimi i zakonshëm i përfaqësuesve të Kishave të Kontinentit të Vjetër me presidencën e BE-së, përfaqësuar nga Karoline Edtstadler, Ministre e Brendshme e Austrisë.

Kështu njofton Komisioni i Episkopateve të Komunitetit Evropian (COMECE) dhe i Konferencës së Kishave Evropiane (CE). Në takim u diskutuan temat e renditura në "Reflektimet dhe Rekomandimet e Kishave të Krishtera në Evropë", nga dokumenti i hartuar në bazë të "Deklaratës së Konferencës Austriake të Ipeshkvijve mbi Presidencën e BE-së".

Për shembull, është diskutua për "subsidiaritetin e solidaritetin", dhe u theksua nevoja për t’i mbajtur këto dy dimensione "në një ekuilibër konstruktiv", në të cilin subsidiaritet "do të thotë edhe detyrim nga ana  BE-së për t’i mbështetur Shtetet Anëtare në udhën e tyre drejt arritjes së "objektivave të përbashkëta".

Në lidhje me politikën sociale, Kishat e Evropës kërkuan "krijimin e kushteve për përcaktimin e një taksimi më të drejtë" dhe për ecjen para në negociata për përcaktimin e "një baze të përbashkët tatimore" për gjithë.

Në këtë fushë do të shërbente shumë një "Marrëveshje Evropiane për një Evropë Sociale", e këndej për të diskutuar edhe "modelin shoqëror për Evropën".

Lidhur me emigracionin, propozimi është ai i një modeli  të "emigracionit vajtje-ardhje", për t’i hapur "kanalet ligjore për punëtorët me kualifikim të ulët".

26 korrik 2018, 15:41