Kërko

TOPSHOT-GREECE-FIRE TOPSHOT-GREECE-FIRE 

Caritasi,situata në Greqi është dramatike. Ndihmë për t’u lehtësuar vuajtjet njerëzve

Sipas Caritasit, situata "në Greqi vazhdon të jetë dramatike. Do të bëjmë çmos për t’ua lehtësuar vuajtjet njerëzve të goditur".

R.SH. - Vatikan

Bilanci i zjarrit që goditi dje Greqinë po keqësohet çdo orë. Kryeministri Tsipras deklaroi tri ditë zie kombëtare, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Prokurorët grekë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarreve shkatërruese të pyjeve që shkaktuan 79 të vdekur, me qindra të plagosur dhe shuan, brenda një periudhe të shkurtër kohore, disa zona. Me dhjetëra persona janë ende të zhdukur, për çka ekipet e emergjencës që janë duke vazhduar kërkimet në qindra shtëpia e automjete të shkrumbuara nga zjarri.

25 korrik 2018, 11:17