Eritrea Etiopia Pace Eritrea Etiopia Pace 

Etiopia e Eritré, në një deklaratë të përbashkët pohojnë se, nuk janë më në luftë

Etiopi e Eritre nuk janë më në luftë: kështu pohojnë qeveritë e Addis Abeba-s dhe Asmara-s në një deklaratë të përbashkët sot. Etiopia dhe Eritrea kanë mbetur zyrtarisht në një gjendje lufte që nga konflikti i kufirit që u zhvillua ndërmjet viteve 1998 e 2000.

R. SH. - Vatikan

Etiopi e Eritré nuk janë më në luftë: kështu pohojnë qeveritë e Addis Abeba-s dhe Asmara-s në një deklaratë të përbashkët sot. Në tekstin, shpërnda nga Ministria e Informacionit të Eritresë Yamane Meskel, flitet për fillimin e "një epoke të re të paqes dhe miqësisë".

Në deklaratë, duke iu referuar fundit të 20 viteve të konfliktit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike, shtohet: "Të dy vendet do të punojnë për të promovuar bashkëpunimin e ngushtë politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor".

Etiopi e Eritre kanë mbetur zyrtarisht në një gjendje lufte që nga konflikti i kufirit që u zhvillua ndërmjet viteve 1998 e 2000. Deklarata u përhapë të nesërmen pas vizitës, pa precedent, në Asmara të kryeministrit të Etiopisë Abiy Ahmed.

09 korrik 2018, 16:45