oxfam---in-ciad-si-muore-di-fame-nel-silenzio-del--1508166527586 oxfam---in-ciad-si-muore-di-fame-nel-silenzio-del--1508166527586 

Në Çad emergjencë humanitare: një ndër 7 fëmijë vdes para moshës 5 vjeç

Në Çadin juglindor, është gjendje alarmuese për shkak të kequshqyerjes së popullsisë e në veçanti të fëmijëve, me pasoja teje serioze. Një ndër shtatë fëmijë nuk mund të arrijë moshën 5 vjeç.

R.SH. - Vatikan

Në rajonin a Salamat-it, në Çadin juglindor, është gjendje alarmuese për shkak të kequshqyerjes së popullsisë e në veçanti të fëmijëve, me pasoja tejet serioze. Thirrja për ndihmë u bë nga organizata ndërkombëtare ‘Mjekët pa Kufij’, e cila ndihmon disa struktura shëndetësore në vend.

Çadi po përjeton një krizë të rëndë ushqimore, e cila është përkeqësuar edhe nga dhuna që është kryer nga Boko Haram. Rreth tre mijë banorë të një fshati në kufirin midis Çadit dhe Nigerisë janë detyruar të ikin pas një sulmi nga fundamentalistët. Në këtë sulm u vranë 18 vetë dhe me dhjetëra gra u rrëmbyen.

Emergjenca ushqimore

Mjekët pa Kufij dhanë alarmin për situatën e rëndë që ekziston edhe në spitalin Am Timam, ku kapaciteti maksimal për të sëmurët është 60 shtretër, por vetëm në muajin maj, kjo qendër shëndetësore ka shtruar 325 fëmijë të paushqyer.

Në fakt, në rajonin e Salamat-it lindor ekziston një krizë e rëndë ushqimore, shkaktuar nga praktikat joadekuate të ushqimit, pra nga mungesa e ushqimit, nga ndryshimet klimatike, nga vështirësitë e qasjes në tokë, nga mungesa ujit dhe struktura e një sistem të brishtë shëndetësor. Kequshqyerja është shkaku kryesor i vdekshmërisë së lartë të foshnjave që e bëjnë Çadin vendin e gjashtë në botë me më shumë vdekje në mesin e fëmijëve. Një fëmijë në shtatë nuk mund të arrijë deri në 5 vjet.

Një vend për të cilin flitet pak

Çadi  "është një vend i harruar - thotë operatori i Mjekëve pa Kufij, Candida Lobes, i cili kohët e fundit u kthye në Itali - por nevojat janë vërtet të mëdha. Emergjenca është e madhe, sidomos në të ashtuquajturën periudhën e varfër, nga maji deri në tetor, kur të korrat janë të dobëta. Pastaj ka edhe nivel shumë të ulët të arsimimit të grave, prandaj është shumë vështirë të menaxhohet  e të përgatitet si duhet ushqimi i duhur për të gjithë familjen".

23 korrik 2018, 15:51