Kërko

FRANCE-EU-PARLIAMENT FRANCE-EU-PARLIAMENT 

BE: fillon semestri udhëhequr nga Austria

Motoja e zgjedhur nga qeveria e kancelarit Sebastian Kurz është "një Evropë që mbron". .Ndër temat e Presidencës Austriake nё BE: siguria dhe Brexit. Komenti i prof. Federiga Bindi: "Nё fushёn e emigracionit duhet të ndryshojmë paradigmën".

R. SH.  - Vatikan

Filloi semestri evropian me Austrinë në udhёheqje tё presidencës sё Këshillit të BE. Motoja e zgjedhur nga qeveria e kancelarit Sebastian Kurz është "një Evropë që mbron", me sigurinë dhe emigracionin qё do të jetë ndër çështjet më të rëndësishme në agjendë.

Vendimtare e ardhmja politike e Gjermanisë

"Është padyshim një semestër shumë i komplikuar që po përvijohet", thotë profesoresha Federiga Bindi, docente e Politikës evropiane në qendrën "Zhan Mone" pranё Universitetit romak Tor Vergata.

"Këshilli i fundit evropian përfundoi në mënyrë kontradiktore: të gjithë shpallën fitore e të gjithë u shpallën të mposhtur, por disfatën mё tё madhe duket se ka  pësuar Angela Merkel. Pra, ajo çfarë do të ndodhë në gjashtë muajt e ardhshëm do të përcaktohet para së gjithash nga ajo që do të ndodhë në Gjermani".

Tё ndarё mbi çёshtjen e emigracionit

Lidhur me imigracionin, Prof.sha Bindi thotё se "tё gjithё duan t’i mbyllin kufijtë, por mua më duket se askush nuk po e shqyrton problemin një mënyrë komplekse. Unë parashikoj mburoja kundër njëri-tjetrit, dhe nuk shoh se si kjo mund të përfundojë nëse nuk ndryshohet plotësisht paradigma". Për më tepër, vazhdon, "nuk ka gjasa qё qeveria austriake mund t’i lehtësojë negociatat" si për shkak të natyrës së saj anti-evropiane, si dhe për shkak se është e përqendruar në prioritete tjera, siç është zona e Danubit.

Reforma e Dublinit është e vështirë

Për reformën e rregullores së Dublinit, e cila parashikon zbatimin e detyrueshëm të së drejtës për azil në vendet e mbërritjes së parë, është vështirë të arrihet nё një zgjidhje e shpejt. Reforma e një rregullore, shpjegon prof. Bindi "është proces që kalon nëpër Parlament dhe Këshill, kështu që nuk është diçka që mund të bëhet brenda pak muajsh. Ndër të tjera, Semestri Veror tradicionalisht është më i shkurtri, sepse Parlamenti Europian e ndalon punën brenda dhjetë ditësh dhe praktikisht fillon përsëri në shtator. Prandaj, është një semestër që ka vetëm tre muaj. Prandaj unë e shoh të vështirë, madje edhe aty ku ka vullnet, që tё mund të realizohet reforma nё njё kohё tё shkurt, aq mё pak në këtë semestër".

Ka ende pasiguri rreth Brexit

Ndёr temat tjera qё parashikohen janё, diskutimet rreth buxhetit tё ardhshëm të Unionit për periudhën 2021-2027 dhe Brexit, planifikuar për muajt e parë të vitit 2019. Aktualisht nuk ka ende njё marrëveshje e prandaj rreziku është qё të arrihet pa një konsensus tё përbashkët, përfundon prof. Bindi e për këtë arsye çdo skenar ёshtё akoma i mundshëm.

03 korrik 2018, 11:47