Kërko

Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu 

Viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Kishën e Llapushnikut

Në kuadrin e Vitit Jubilar të 550-të vjetorit të vdekjes së heroit të kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, fund javën e kaluar, në mjediset e Kishës famullitare të Shën Abrahamit, në Llapushnik të Kosovës, u organizua një takim shpirtëror, letrar e artistik kushtuar Vitit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes .

R. SH. - Vatikan

Në kuadrin e Vitit Jubilar të 550-të vjetorit të vdekjes së heroit të kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, fund javën e kaluar, në mjediset e Kishës famullitare të Shën Abrahamit, në Llapushnik të Kosovës, u organizua një takim shpirtëror, letrar e artistik kushtuar Vitit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në 550 vjetorin e vdekjes se këtij krye heroi të kombit, të cilin Papët e Romës e quajtën mbrojtës i qytetërimit perëndimor dhe  Atlet të Krishtit.

Në programin përkujtimor ishte i pranishëm një  numër i madhe  pjesëmarrësish, poet, shkrimtarë, publicist, artistë, motra rregulltare, meshtarë e qytetarë. Takimi filloi me paraqitjen e kumtesave kushtuar jetës, veprës e te bëmave të kryeheroit Gjergj Kastriotit. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.....  

Viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Kishën e “Shën Abrahamit” në Llapushnik

Viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Kishën e “Shën Abrahamit” në Llapushnik

Kisha  Katolike me e re ne Kosove, ajo e “Shen Abrahamit” ne Llapushnik, rajoni i Drenicës,  pat ngritur shume pluhur e polemika te ndryshme, por ajo sot, ia ka shtuar bukurinë e madhështinë  asaj kodre ku është përjetësuar dhe te kënaqet syri e shpirti kur kalon andej pari. Ne këtë kishë famullitare jo vetëm qe kryhen e kremtohen ritet fetare për besimtaret e pakte te këtij rajoni, por aty tashme po zhvillohen edhe aktivitete te ndryshme kulturore, te organizuara nga prijësit e kësaj famullie.

Vitin e kaluar ne kete kohe, u mbajte ore letrare kushtuar Shenjtores se kombit e botes Nene Terezes, ndersa në fund javën e kaluar, u organizua takim shpirtëror, letrar e artistik kushtuar Vitit te Gjergj Kastriotit Skenderbeut, 550 vjetorit te vdekjes se këtij krye heroi te kombit, i njohur edhe Atlet i Krishtit.

Ne prani te nje numri te konsiderueshem pjesemarresish, motra, meshtare, poet, shkrimtare, publiciste, artiste etj, filloi takimi me paraqitjen e kumtesave kushtuar jetes, vepres e te bemave te kryeheroit tone Gjergj Kastriotit.  

Ne fjalen e tij, dom Domenik Qerimi mes tjerash tha se  te bemat e Gjergj Kastriotit  Skenderbeut  shkojne gjithmone te gershetuara me ceshtjen e kombit dhe fese se krishtere. “Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbronte token, pasurine dhe trashegimine e te pareve te tij, popullin arbenore, gjuhen, kulturen dhe njekohesisht mbronte fene e krishtere”, tha dom Domenik Qerimi.  

Me kete u pajtuan edhe dr. Besim Morina e prof. Hamdi Thaci, ndonese sipas tyre mbrojtja dhe lirimi i tokave arbenore ishte qellimi primar i Gjergj Kastriotit Skenderbeut. U tha gjithashtu se per nje kohe te gjate figura e Skenderbeut ishte heshtur pas vdekjes se tij edhe ne qarqet evropiane, siq u tha, per faktin se ne ate kohe ndikimi i perandorise osmane ishte mjafte i madh.

Ndersa publicisti, Zeqir Bekolli, theksoi se kjo ngjarje e sotme ne kishen e Llapushnikut, pervec se ka per qellim ta kujtoje vitin jubilar te 550 vjetorit te vdekjes se heroit tone Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ka per qellim te deshmoje se edhe ne rajonin e Drenices sikurse ne gjithe Kosoven frymone tolerance nderfetare e vellazerore midish nesh.  

Me pas eshte mbajtur ora letrare, ku poetet nga Shoqata e Shkrimtareve te Kosoves dhe krijues te tjere nga trevat tona, deklamuan vargjet e tyre kushtuar heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit, e ne vazhdim jurite profesionale ndane shperblimet per poezite me te mira dhe per veprat artistike pamore.

Si zakonisht ne ngjarje te tilla edhe ne Llapushnik per pjesemarresite organizatori shtroi nje koktej rasti.  

Ne kishen “Shen Abrahami” ne Llapushnik, takimet e tilla pretendohet te behen tradicionale qe do t,ju kushtohen figurave me te ndritura te kombit, te cilat kane lene gjurme te pashlyeshme ne historine tone kombetare.

08 qershor 2018, 18:25