Kërko

Zemra e Krishtit Zemra e Krishtit 

Uratë per me juu kushtue t’shugureeshmes Zêmres s'Krishtit

Lutje e lashtë, kushtuar Zemrës së Krishtit, marrë nga " T’Vertetat e Pasosme", SHÈITIT SH’ALFONS M.DE LIGUORI, D’or’ e ree bâa prei P.Gennaro Bucceroni-t t’Sh. J.. SHKODER, Shtypshkroja e Zojës t’Paperlyeme, 1913.

O fort  i ambli Jezu Krisht, Shperblyesi

 i  t’gjith nierzve, siilli sŷyt t’uuprej nesh,qi  plot

me pervûjtnii jena permysë perpara lterit t’and.

Na jena t’uut, e t’uut dona me kênë per gjithmonë;

e per me kênë bashkue me tyy mâ me temel,sod se-i

cilli nder nee, me ndiet t’zêmres po i kushtohet

t’Shugurueshmes Zêmres s’ate.

            Medet ! se shûm nuk t’kan njoftë kurr;

e shûm e shûm tui shkel’urdhnimet t’ua janë

largue prejë tejet. O fort i dashtuni J. Krisht,

kii mëshriir per ta, e t’gjith si janë, ngrehi prejë

t’hyjnueshmes Zêmres s’ate.

            O Zot, kiosh ti Kraili, jo veç i atyne qi

t’kan ndejë n’besë gjithmonë por edhè i atyne,

qi nonsè t’birt t’uu, t’kan siellë shpinen e janë

largue prejë Tejet, e bân qi prep t’këthein tu Ti,

Baba i tyne, e mos t’desin n’mënîi t’ande.

            Kiosh Kraili i feeshtrêmtve, edhè i atyne,

qi kan lëshue feen t’ande. Ti siilli kahë Feja e vertetë,

e tui i bashkue n’ket Fee, le t’bahet shpeit nji vath’e

vetme nen rojë t’nji çobanit t’vetun.

            Kiosh, n’e mram, Kraili edhè i t’gjith

t’pafeeve, e mos i lên n’at terr t’zii, qi i ka mlue.

Ti zbloja driten e vertetë qi t’a shofin e t’a njofin

Rregjiniin t’ande.

            O Zot, tyy po t’a porosisim Shêiten Kishë,

 mos t’guxoin kush me juu gjet’havale, por t’a keen

 lirimin e sagllamshem.

            Nepi, o Zot, t’gjith nierxve pagjë e rahatti,

e bân qi n’kater ânët e dyrnjâs t’ndîhet kŷ zâa: Bekue

kioft’ajò Zêmer e hyinuehsme, prejë t’cilles ka riedhë

salameti e shperblimi i jonë. Asajë Zêmer i kioftë lavd

e ndeer per jetë t’ jetës; e ashtû kioftë.

      (Një Ati Ynë , Falem Mari e Kioft Lumni Atit)

             

      Zêmra e Krishtit Zotit t’onë:

      Bân qi t’due mâ fort gjithmonë.

08 qershor 2018, 13:08