Kërko

SWITZERLAND POPE VISIT WORLD COUNCIL OF CHURCHES SWITZERLAND POPE VISIT WORLD COUNCIL OF CHURCHES 

Këshilli Ekumenik i Kishave: përfunduan punimet e Komitetit Qendror

Ndër më të rëndësishmet, pranimi i ftesës së Kishës Ungjillore të Gjermanisë (Ekd) për të mbajtur Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Këshillit Botëror të Kishave (WCC) në vitin 2021 në qytetin gjerman Karlsruhe.

R. SH. - Vatikan

Përfunduan dje punimet e Komitetit Qendror të Këshillit Ekumenik të Kishave, i cili, sot paradite në selinë e vet në Gjenevë, priti Papën Françesku .Këto ditë, Komiteti - i përbërë nga 150 delegatë të Kishave të mbarë botës - ka marrë një sërë vendimesh dhe rezolutash. Ndër më të rëndësishmet, pranimi i ftesës së Kishës Ungjillore të Gjermanisë (Ekd) për të mbajtur Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Këshillit Botëror të Kishave (WCC) në vitin 2021 në qytetin gjerman Karlsruhe, në kufi me Francën. Asambleja, që mbahet çdo tetë vjet, është e rëndësishme për jetën e Kishave anëtare dhe të gjitha lëvizjet ekumenike.

Ajo është një rast i volitshëm dhe "mundësi unike për të vazhduar udhëtimin drejt bashkimit".  Asambleja e Përgjithshme e Këshillit Botëror të Kishave është gjithashtu vend ku shqyrtohen programet, orientimet e ardhshme që duhet ndjekur nga Kishat, si dhe vend ku bëhet zgjedhja e presidentëve dhe emërimi i anëtarëve të Komitetit Qendror që shërben si organ kryesor drejtues i Këshillit Botëror të Kishave (WCC), deri në asamblenë e ardhshme.

Kishte 50 vjet që kur u mbajt një Asamble e Këshillit Botëror të Kishave në kontinentin evropian. Në fakt Asambleja e fundit u zhvillua në Uppsala më 1968

21 qershor 2018, 17:08