Unicef: aumentano bambini migranti espulsi verso il Niger Unicef: aumentano bambini migranti espulsi verso il Niger  

Dita e Refugjatëve: Unicef, "30 milionë fëmijë të shpërngulur në botë për shkak të konflikteve"

Dita Botërore e Refugjatëve, shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim për të sensibilizuar opinionin publik mbi dramën e miliona njerëzve në ikje nga shkaku i dhunës dhe luftërave. Rreth 30 milion fëmijë janë të shpërngulur me forcë për shkak të konflikteve.

R. SH. - Vatikan

Sot kremtohet Dita Botërore e Refugjatëve, shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim për të sensibilizuar opinionin publik mbi dramën e miliona njerëzve në ikje nga shkaku i dhunës dhe luftërave.

Rreth 30 milion fëmijë janë të shpërngulur me forcë për shkak të konflikteve, ky është numri më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. UNICEF e denoncon sot këtë plagë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, duke kujtuar se këta fëmijë janë të prekshëm, të lëndueshëm, prandaj kanë nevojë për qasje në mbrojtje dhe në shërbimet thelbësore, për t'i mbajtur në siguri tani dhe për t’u ofruar një zgjidhje të qëndrueshme, duke ua siguruar një mirëqenie për një kohë të gjatë.

Mes viteve 2010 e 2015, numri global i fëmijëve refugjatë dhe migrues që lëvizin e zhvendosen vetëm është rritur pesë herë; të paktën 300 mijë fëmijë të pashoqëruar dhe të ndarë nga familja e tyre janë regjistruar në rreth 80 shtete ndërmjet vitit 2015 e 2016, në krahasim me 66 mijë në vitet 2010-2011. Shifra reale e fëmijëve që lëvizin vetëm është ndoshta shumë më e lartë.

Sot "në Ditën Botërore të Refugjatëve, është e rëndësishme të përmendim e të kujtojmë kërcënimet dhe sfidat me të cilat përballen çdo ditë fëmijët në tranzit", pohon Manuel Fontaine, Drejtor i Programeve të Emergjencave të Unicef-it.

20 qershor 2018, 12:40