Save the children. Immagine di copertina Save the children. Immagine di copertina  

Të miturit: Save the Children, më shumë se gjysma e fëmijëve kërcënohen nga varfëria, konflikti ose diskriminimi

Varfëria, konflikti ose diskriminimi ndaj vajzave të vogla e ndaj fëmijëve në përgjithësi kërcënon fëmijërinë e më shumë se gjysmës së fëmijëve të botës: më shumë se 1.2 miliardë fëmijë në botë, që rrezikojnë të vdesin përpara se të mbushin ditëlindjen e tyre të pestë, vuajnë nga pasojat e shkaqeve të lartpërmendura.

R. SH. - Vatikan

Sipas Save the Children, më shumë se gjysma e fëmijëve kërcënohen seriozisht nga varfëria, konflikti ose diskriminimi. Pra, varfëria, konflikti ose diskriminimi ndaj vajzave të vogla e ndaj fëmijëve në përgjithësi kërcënon fëmijërinë e më shumë se gjysmës së fëmijëve të botës: më shumë se 1.2 miliardë fëmijë në botë, që rrezikojnë të vdesin përpara se të mbushin ditëlindjen e tyre të pestë, vuajnë nga pasojat e ushqimit të pamjaftueshëm ose nga keq ushqimi, nuk shkojnë në shkollë, nuk kanë arsimim ose janë të detyruar të punojnë apo të martohen shumë herët.

Kjo fotografia e situatës të miturve në botë, sipas raportit të ri "Fytyrat e shumta të përjashtimit", përhapur sot nga Save the Children, në vigjiljen e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve që bie më 1 qershor. Kjo situatë tejet shqetësuese tregon se "më shumë se një miliard e fëmijëve, në botë, jeton në vendet që janë të prekura nga varfëria, 240 milion në zona të dëmtuara nga konfliktet dhe mbi 575 milionë vogëlushe dhe vajza janë në situata që karakterizohen nga diskriminimet serioze të gjinisë".

Sipas raportit të Save the Children, janë rreth 153 milion të mitur që jetojnë në vende ku të tria këto kërcënime - varfëria, konflikti dhe diskriminimi gjinor - janë të pranishme. Në vendet në zhvillim, një i mitur ndër pesë jeton në varfëri të skajshme, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, ku të miturit në këtë gjendje janë 52% e nivelit global, dhe në Azinë Jugore (36%). Sidoqoftë, në vendet e konfliktit, ushqimi i pamjaftueshëm, sëmundjet dhe mungesa e qasjes në kurat shëndetësor vrasin më shumë se bombat.

Sipas studimit të Save the Children, një ndër pesë fëmijët në botë që vdes para moshës pesë vjeçare gjendet në vendet e brishta dhe të konfliktuara, si dhe më shumë se tre të katërtat e të miturve keq ushqyer në nivelin global, barazi me 122 milionë, jetojnë në zona që karakterizohen nga lufta dhe dhuna.

Kujtojmë se më 1 qershor bie Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Kjo ditë u vendos në Sesionin e Këshillit të Federatës Demokratike të Grave, mbajtur në Moskë, si ditë e luftës kundër shfrytëzimit të punës së fëmijëve dhe për arsimimin e fëmijëve. Me 1946 u krijua UNICEF-i, organizata ndërkombëtarë qe i siguron ndihme dhe përkrahje fëmijëve ne vendet e varfëra dhe te prapambetura. Për aktivitetin e saj te gjere kjo organizate ne vitin 1965 u laureua me çmimin Nobel.

31 maj 2018, 16:15