Kërko

Papa Francesco Papa Francesco 

Papa Françesku takon Kryeministrin e Kosovës Haradinaj

Para audiencës së sotme të përgjithshme në Vatikan, ndër personalitetet e tjera, Papa Françesku takoi edhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Në një bisedë sy më sy, Papa shprehu vlerësimin e tij për shembullin kosovar të tolerancës fetare dhe të promovimit të paqes, siç njoftohet në komunikatën për shtyp të kryeministrisë.

R. SH. - Vatikan

Para audiencës së sotme të përgjithshme në Vatikan, ndër personalitetet e tjera, Papa Françesku takoi edhe Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Në një bisedë sy më sy, Papa shprehu vlerësimin e tij për shembullin kosovar të tolerancës fetare dhe të promovimit të paqes, siç njoftohet në komunikatën për shtyp të kryeministrisë. “Papës Françesku, i shpreha përkushtimin e popullit tonë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e t’i kultivojmë në frymën e për të mirën përbashkët.Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura”. Kështu u shpreh mes tjerash kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të sotëm me Atin e Shenjtë Bergoglio e theksoi: “Të nderuem me pritjen e të bekuem me fjalët e Atit të Shenjtë. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin”. “Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian!”.

Dje, z. Ramush Haradinaj u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, ndërsa pasdite, shkoi në Kishën e Shën Athanasit në Romë, ku u prit nga bashkësia arbëreshe e kryeqytetit italian. Por le të dëgjojmë përshtypjet e tij nga takimi me Papën Françesku, në mikrofonin e don David Gjugjës…..

të dëgjojmë përshtypjet e tij nga takimi me Papën Françesku, në mikrofonin e don David Gjugjës

 

 

 

 

23 maj 2018, 11:11