Incontro CCEE a Scutari Albania Incontro CCEE a Scutari Albania 

Katolikët shqiptarë përkujtim shpirtëror e kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shtegtimi i Kishës katolike të Kosovës, së bashku me Kishat dioqezane të Shqipërisë dhe të kryedioqezës së Tivarit të Malit të Zi, në Kishën Katedrale të Shën Nikollës e te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Lezhë, në kuadrin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Një shtegtim shpirtëror e homazhe kombëtare, heroit të madh Gjergj Kastriotit, që luftoi pushtuesin e popullit e të viseve shqiptare.

 

R. SH. - Vatikan

Katolikët shqiptarë përkujtim shpirtëror e kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shtegtimi i Kishës katolike të Kosovës, së bashku me Kishat dioqezane të Shqipërisë dhe të kryedioqezës së Tivarit të Malit të Zi, në Kishën Katedrale të Shën Nikollës e te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Lezhë, në kuadrin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Një shtegtim shpirtëror e homazhe kombëtare, heroit të madh Gjergj Kastriotit, që luftoi pushtuesin e popullit e të viseve shqiptare, me një mesazh për mbarë popullit shqiptar, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt…

Kremte e bukur në kuadër të Vitit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut

Në kuadër të Vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të shtunën që kaloi për në Lezhë shtegtoi edhe Kisha Katolike e Kosovës, organizuar me autobus  nga secila famulli veç e veç. Besimtaret e famullisë kishtare të Prishtinës, por edhe qytetarë të tjerë vullnetmirë, u nisen që në orën 6,00 të mëngjesit, të prirë nga famullitari dom Fatmir Koliqi dhe meshtari dom Daniell Markprekaj.

Fillimisht me lutje e uratë e me pas me muzikë e disponim të mirë, për pak orë, e në kohën e caktuar mbërritëm në Lezhë, përkatësisht në Katedralen e “Shën Nikollës”, ku Mesha solemne fillonte në orën 10,30 min.

Katedralja ishte e mbushur plotë e përplot besimtarë, motra rregulltare e qytetarë  nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa Meshën solemne, kushtuar heroit tonë kombëtar, e kryesoi ipeshkvi i dioqezës se Sapës, Imzot Simon Kulli, ne bashkemeshim me ipeshkvijtë e Shqipërisë, Kosovës e Malit te Zi dhe një numri shume te madh meshtarësh, nga të gjitha trevat.

Gjatë predikimit të tij, mons Kulli duke folur gjerë e gjatë për figurën markante dhe vlerat e heroit tonë kombëtar,  tha se Gjergj Kastrioti mbetet simboli i sakrificës, i bashkimit dhe dashurisë për atdheun për te gjithë shqiptaret kahdo qe janë, ndërsa ndikimi tij  ne çdo kohe i tejkalon trevat tona.

Papa Pali VI , tha ne vazhdim monsinjori, para 50 vitesh e ka cilësuar Skënderbeun një bir te lavdishëm, te një toke qe pati fatbardhësinë qe te ishte pjese e një programi Apostolik te Shën Palit ku ai mbolli rishtazi farën e Ungjillit. Ndërsa pararendësit tanë e mbuluan atë me elozhe me tepër se çdo hero tjetër te asaj epoke sepse arriti te ruante për 25 vjet atdheun e tij. “Skënderbeu mbrojti rrënjët e tij shpirtërore e shoqërore, e as nuk lakmoi pushtet, por vepronte e bënte thirrje për te qene te lire si gjeja me e çmuar për kombin, për çka thoshte se ia vlente çdo sacrifice, e cila mbërrihej vetëm duke qene te bashkuar” tha mons Kulli, duke përmendur shembullin qe njihet prej Skënderbeut se “një thupër thyhet lehte, por vështirë kur janë te gjitha bashke”.

Duke tërhequr paralele te sistemit komunist dhe kohës se sotme ne liri te popullit shqiptar, ai shfaqi edhe fije dëshpërimi për shoqërinë shqiptare e cila siq tha ende ka dilem ma se vertete edhe pas tri dekadash a eshte i lire ky popull dhe ku po  katandiset ne cdo segment te jetes. “Pse nuk e duam atdheun tone si Eterit tane qe dhane jeten per te”, pyeti mons Kulli, duke bere thirrje per nje zgjim te ri, e per nje hov me te madh ne dobi te kombit tone.   

Pas meshes dhe programit te bukur  nga nxenesit e shkolles “Beslidhja e Lezhes”,  te prire nga ipeshkvijte, te gjithe bashke kemi shtegtuar deri te Memoriali i Gjergj Kastriotit, ku te pranishmeve iu kane drejtuar me mireseardhje dhe falenderim, ipeshkvi i Shkodres mons Angelo Masafra dhe ipeshkvi i Kosoves, mons Dode Gjergji. Si moto e perbashket e tyre ishte se Heroi yne kombetar mbetet figura me e ndritur e cila na jep shpirt e guxim qe ta bejme kthimin per se mbari, i cili me shume se kurre i duhet sot kombit tone, ne Shqiperi, Kosove e kudo ne trevat tona shqiptare. 

14 maj 2018, 16:08