Kërko

Presidenti turk Erdogan dhe Bakir Izetbegovic Presidenti turk Erdogan dhe Bakir Izetbegovic 

Bosnjë-Hercegovinë: Erdogan bën propagandë zgjedhore dhe përçan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, akuzohet se ka mbështetur palën myslimanë, në dëm të serbëve dhe kroatëve të Bosnjë-Hercegovinës, gjatë vizitës së tij në vend, pjesë e fushatës zgjedhore jashtë shtetit.

R.SH. - Vatikan

Shkakton polemika vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Bosnjë-Hercegovinë. Është fjala për etapën e turneut, në përgatitje të zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës së ardhshme, që synon – të paktën ky është shpjegimi – marrjen e votave të turqve, që jetojnë jashtë shtetit.

         Ndërkaq, shumë zëra u ngritën, duke e akuzuar Erdoganin për ndërhyrje në punët e brendshme dhe në politikën boshnjake. Duket se në fjalimet e tij, presidenti turk është shprehur në favor të interesave të Bakir Izetbegoviç, që në presidencën tripalëshe përfaqëson myslimanët, në dëm të qytetarëve serbo-boshnjakë e kroatë.

21 maj 2018, 12:37